"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Ndonëse tregu i automjeteve të reja mbetet tepër i ulët në vend, shitjet e makinave me zero kilometrazh po shënojnë rritje vit pas viti.
Por, viti 2024 tregoi një orientim drejt blerjeve direkte, duke anashkaluar koncesionarët.
Kjo ka bërë që një pjesë e tyre të shënojnë rënie të të ardhurave në 2024-n.
Sipas të dhënave nga DPSHTRR, regjistrimet e automjeteve në total u rritën ndjeshëm. Në vitin 2024 u regjistruan për herë të parë 99.4 mijë automjete, ose 27% më shumë nga viti i mëparshëm. Nga këto 83 mijë ishin autovetura, me rritje 26% nga 2023.
Tregu vijon të dominohet nga automjetet e vjetra. Nga 83 mijë autovetura të importuara, vetëm 12% e tyre kishin një vit prodhimi 0-4 vjet. Gati 80% e autoveturave të regjistruara për herë të parë në 2024 kishin një vit prodhimi mbi 9 vjet.
Nga totali i autoveturave të regjistruara, vendin e parë e zë “Volkswagen”, me 24.2%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 17.5% dhe “Audi”, me 12.8%.
Rritet interesi për automjetet e reja
Tendenca e blerjes së automjeteve me zero kilometrazh po vjen në rritje të shpejtë vitet e fundit. Në 2024-n u regjistruan për herë të parë 13873 mjete të reja, me zgjerim prej 44% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Pesha e mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë arriti në 13.9% të totalit, nga 12.3% që ishte vitin e mëparshëm. Të dhënat bëhen të ditura në databazën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Pjesa më e madhe e automjeteve hyjnë direkt nga importi, por edhe koncesionarët ose shitësit e autorizuar po e përmirësojnë pjesën e tyre në treg. Në 2024-n, nëpërmjet koncesionarëve u regjistruan 24.4% e mjeteve gjithsej, me një rritje nga 21.75% vitin e mëparshëm.
Gjithsej, në 2024-n, nëpërmjet koncesionarëve janë regjistruar 24.3 mijë mjete, me rritje 43% me bazë vjetore. Edhe te koncesionarët, mjetet e përdorura zënë peshën kryesore, me 85% të totalit.
Blerësit e mjeteve të reja preferojnë në pjesën më të madhe që t’i marrin direkt nëpërmjet importit dhe nuk kalojnë nga koncesionarët. Nga 13.9 mijë mjete të reja, vetëm 27% kaluan nëpërmjet koncesionarëve.
Tregu është nxitur dhe nga turizmi, që ka shtuar kërkesën për automjete të reja nga shoqëritë që i japin me qira dhe ato të taksive. Këto të fundit janë zgjeruar ndjeshëm së fundmi, duke investuar në flota elektrike.
“Mektrin Motor” realizoi të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, me rritje 13.6% me bazë vjetore duke u ngjitur në vend të parë.
Sipas raportit të aktivitetit, ndikimin kryesor në ecurinë e aktivitetit e kanë dhënë: Rënia e të ardhurave nga shitja e pjesëve të këmbimit; rritja e të ardhurave nga shitja e automjeteve; rënia e të ardhurave nga shërbimet; rritja e shpenzimeve për paga, amortizimeve, të tjera operacionale dhe e interesave financiare.
Shitjet e automjeteve kanë sjellë 89% të të ardhurave, pjesa tjetër ka ardhur nga pjesët e këmbimit dhe riparime e mirëmbajtje.
Kompania thekson në raport se është përballur me rritjen e çmimeve të shërbimeve për realizimin e shitjeve.
Kjo ka sjellë vështirësi në menaxhimin e kostove dhe realizimin e shitjes deri te klienti.
“Porsche Albania”, raportoi të ardhura prej 4.1 miliardë lekë në 2024-n. Sipas të dhënave të detajuara në bilanc, 92% e të ardhurave vijnë nga tregtimi i automjeteve të reja.
Si të ardhurat nga shitja e makinave të reja, ashtu dhe të përdorura, ishin në rënie në vitin 2024.
Rreth 90% e qarkullimit është gjeneruar nga automjetet e pasagjerëve dhe pjesa tjetër, nga automjetet e punës.
Gentian Bushati, menaxher i përgjithshëm i kompanisë pohon se “nga dy marka në vitin 2005, sot kompania përfaqëson pesë marka të Grupit Volkswagen, duke ofruar një portofol të plotë dhe të diversifikuar për tregun vendas.
Në vitin 2013, tregut shqiptar iu bashkua edhe Porsche Leasing, duke e bërë Porsche Albania të vetmin distributor me filozofinë “One Stop Shop” për klientët.
Këto hapa kanë konsoliduar rolin e kompanisë në treg dhe kanë krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm”.
“Tyres Group Albania” është një kompani që rritet me shpejtësi, duke raportuar të ardhura prej 4.1 miliardë lekësh në vitin 2024, me zgjerim prej 62%.
Sipas raportit të aktivitetit, kompania ushtron aktivitetin e saj në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të gomave, të të gjitha llojeve, për të gjitha llojet e automjeteve dhe ka qendër servisi për riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave për të gjitha llojet e automjeteve.
Shoqëria ka si objekt dhe ushtrimin e aktivitetit privat në fushën e biznesit “Duty Free Shop”, nëpërmjet importit dhe tregtimit të mallrave që tregtohen në këtë rrjet.
“Kadiu” ka rritur të ardhurat me 7.2%, në 3.3 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit “edhe gjatë këtij viti është bërë një punë e mirë menaxheriale në rritjen e numrit të klientëve duke marrë parasysh edhe konkurrencën me të cilën përballet ky sektor.
Gjatë vitit 2024, shoqëria ‘Kadiu’ SH.A. ka vazhduar të rrisë edhe shitjet duke bërë që personeli të shënojë një rritje të numrit të punonjësve në 342, në krahasim me 313 të vitit të kaluar”.
“Auto-Pasion” kishte aktivitet me rritje 9%, me të ardhura prej 3.1 miliardë lekësh. Kompania pohon në raportin vjetor se “gjatë vitit 2024 kemi rritje me afro 10% të numrit të klientëve, në krahasim me 2023”.
“Albanian Motor Company” raportoi të ardhura prej 3 miliardë lekësh, me një tkurrje prej 25% me bazë vjetore.
Sipas raportit të aktivitetit, “Albanian Motor Company” është përfaqësuesja zyrtare dhe ekskluzive e markës “Ford”. Nga janari 2020, kompania është përfaqësuesi zyrtar i makinave “Hyundai”.
Nga janari 2022 është përfaqësuesi zyrtar i makinave “MG”, kurse në vitin 2023 mori përfaqësinë e shitjes të makinave “Cher”.
“Autostar Albania” raportoi të ardhura 2.9 miliardë lekë, me rënie prej 7.4% me bazë vjetore. Sipas të dhënave në bilanc, rreth 64% e të ardhurave ishte nga shitja e automjeteve të reja dhe pjesa tjetër, nga shërbimet, pjesët e këmbimit dhe qiradhënia.
“Auto Master” raportoi të ardhura prej 2.1 miliardë lekësh, me zgjerim 20% në 2024-n, pas rritjes me 40% vitin e mëparshëm. Ecuria pozitive është nxitur kryesisht nga zhvillimi i tregut të makinave me qira afatshkurtër, e ndikuar nga ecuria e mirë e sektorit të turizmit./ Monitor
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka bërë me dije lajmin ...
Kryetarja e Forumit të grave socialiste në Mat, Suzana Pas...
Për 56 ditë, gati 2 muaj, Erion Veliaj dhe Mero Baze, dy m...
"Zogjtë" e Air Albanias kanë shoqëruar kombëtaren kuqezi n...
Kryeministri Edi Rama e ka pranuar në Podcastin e tij “Fla...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një momen...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas fitores ...
Fitorja e ekipit kombëtar të Shqipërisë në ndeshjen e zhvi...
Fitorja e ekipit kombëtar të Shqipërisë në ndeshjen e zhvi...
Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali...
Mësohen emrat e kandidatëve që do të kalojnë në fazën tjet...
Gazetari Basir Çollaku është shprehur sot se lidhja e qeve...
Prej 55 ditësh, CNA i ka treguar dy mashtruesit opinionit ...
Një 30-vjeçare është vetëplagosur me thikë në banesën e sa...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk ka njoftuar...
Katër të mitur dhe një 19-vjeçar janë proceduar penalisht ...
Edison Memolla ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme,...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Kastriot Ismail...
Një çift turistësh nga Zvicra raportohet se kanë humbur në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...