E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në një raport të fundit, të Shërbimit Informativ Shtetëror, thuhet se organizatat terroriste ISIS, “AlQaida” dhe grupe të tjera, të frymëzuara nga ideologjia ekstremiste, vijojnë të mbeten kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.
Sipas SHISH, gjatë vitit 2021, niveli i kërcënimit terrorist në vend ka qenë i ulët, ndërsa në rajon ka variuar nga i ulët në i mesëm për shkak të synimeve apo planeve për akte terroriste.
SHISH, thekson se propaganda dhe teknologjitë e komunikimit online shfrytëzohen për aktivitete radikalizuese dhe rekrutuese.
“Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentralizuar edhe më tej propagandëndhe shpërndarjen e retorikës dhe ideologjisë së tyre. Lidhja e elementëve radikalë me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktivitetit të mundshëm terrorist.
Gjithashtu, shtetas nga rajoni tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane, janë evidentuar e ndaluar për aktivitet terrorist, apo si propagandues e mbështetës të ideologjisë së organizatave terroriste. Të burgosurit për terrorizëm vijojnë të mbajnë profil radikal dhe janë të angazhuar në aktivitete radikalizuese në sistemet penitenciare në vendin tonë dhe rajon. Vlerësohet se, shkalla e radikalizimit mund të ndikojë në situatën e sigurisë, pas përfundimit të dënimeve.”-thuhet në raport.
Po ashtu, SHISH bën të ditur se në vendet e rajonit, janë kryer disa operacione riatdhesimi nga zona e konfliktit në Siri për në vendet e origjinës.
Ndërsa më tej, SHISH risjellë në vëmendje operacionin e gushtit 2021 për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Siri, ndërsa shton se kthimi është i rëndësishëm për të ndërprerë vijimin e radikalizimit apo përfshirjen në grupime terroriste, në rast të qëndrimit të mëtejshëm në rajonin e konfliktit.
“Qeveria shqiptare është interesuar vazhdimisht me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me çështjen e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, që ndodhen në kampet e administruara nga trupat kurde në Siri.
Në gusht 2021, autoritetet shqiptare finalizuan me sukses operacionin për riatdhesimin në Shqipëri të 19 shtetasve shqiptarë (5 gra dhe 14 të mitur) që ndodheshin në Siri. Ndërkohë, po vazhdojnëpërpjekjet për një operacion tjetër riatdhesimi, të familjarëve dhe fëmijëve të mbetur në Siri. Pas riatdhesimit, këta shtetas i janë nënshtruar programeve të rehabilitimit dhe deradikalizimit, ku janë të përfshirë disa institucione shtetërore shqiptare.
Kthimi i tyre në vend vlerësohet pozitiv, jo vetëm nga këndvështrimi humanitar për familjarët, por edhe për të ndërprerë vijimin e radikalizimit apo përfshirjen në grupime terroriste, në rast të qëndrimit të mëtejshëm në rajonin e konfliktit. Përpjekjet indoktrinuese që vijnë nga linja të tjera konkurruese të linjave religjioze tradicionale, edhe pse nuk mbështesin terrorin si mjet për realizimin e objektivave, vijojnë të jenë të pranishme në rajon dhe vendin tonë. Ato bëjnë përpjekje të vijueshme për të zgjeruar mbështetjen në komunitetet përkatëse dhe ndryshuar balancat në vendimmarrjen e tyre.
Pas marrjes së pushtetit nga Talibanët në Afganistan, qeveria shqiptare ofroi kontributin e saj për strehimin e përkohshëm të atyre shtetasve afganë, jeta e të cilëve rrezikohej, për shkak të bashkëpunimit me koalicionin shumëkombësh në Afganistan. Pas ardhjes së tyre në Shqipëri, iu është akorduar statusi i përkohshëm i azilantit. Pjesa dërrmuese e shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri pritet të transferohet dhe akomodohet në vende të tjera perëndimore, pas përfundimit të procedurave për t’i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.”-thuhet në raportin e SHISH./CNA.al
BE ka njoftuar nisjen e skemës ETIAS që do të nisë nga...
Policia e Shtetit ka bërë një thirrje për të gjithë sh...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri K...
Në raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin...
Ditën e djeshme në Samitin e BE, Shqipëria mori sërish...
Një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar ka tentuar të...
Ish-diplomati Agim Nesho, ka folur për veton me kushte...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar në lidhje me projektil...
Me dhjetëra media kryesore në Bullgari raportojnë sot ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me an...
Ministria e Financave ka gati projektligjin për “Amini...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lovral Petani, ka p...
Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentua...
Kryetari i PD-së Korçë Devis Osmani është një nga pers...
I ngarkuari me Punë, Demian Smith, në Konferencën Ndër...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dh...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë riatdhesuar ...
Presidenti Ilir Meta i ka akorduar titullin "Mjeshtër i Ma...
Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencë...
Policia italiane ka vënë në pranga një çift nga Kosova...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...