Gjykata e Posaçme cakton masë sigurie për kreun e ARRSH dhe drejtorin e KESH
Mediat raportojnë se GJKKO përveç ndaj zëvendëskryeministr...

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë 48 orëve të fundit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Shefi i qarkullimit rrugor në DVP Korçë, Klement Pikuli, bëri të ditur se policia ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin me qëllim monitorimin e situatës, evidentimin e problematikave dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.
"Gjatë 48 orëve të fundit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu në të gjithë territorin e tij. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë janë marrë masat për shërbime të shtuara në të gjithë territorin e qarkut, sidomos në akset rrugore, me qëllim evidentimin e problematikave të krijuara në akset rrugore për shkak të reshjeve, identifikimin e segmenteve ku ka pasur probleme për zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me aktorë të tjerë. Po ashtu, orientimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për segmentet ku janë shfaqur problematika, si dhe rrugët për të arritur në destinacionet e tyre",-deklaroi Pikuli.
Gjatë natës së 18 nëntorit, vështirësi janë shënuar në aksin Ersekë–Leskovik, në vendin e quajtur “Gropat e Gëlqeres”, ku prurjet e inerteve kanë bllokuar pjesërisht qarkullimin. Ndërhyrja e kompanisë së mirëmbajtjes dhe sektorit të emergjencave të Bashkisë Kolonjë normalizoi lëvizjen e mjeteve. Probleme janë raportuar edhe në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mbi fshatin Rremenj, ku reshjet shkaktuan rrëshqitje dherash dhe inerte. Edhe këtu ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur pastrimin e rrugës.
“Problematika janë shfaqur gjatë natës së datës 18 nëntor, në aksin rrugor Ersekë - Leskovik, në vendin e quajtur 'Gropat e Gëlqeres', ku për shkak të reshjeve ka pasur prurje të inerteve në rrugë. U ndërhy nga kompania e mirëmbajtjes dhe sektori i emergjencave të Bashkisë Kolonjë dhe rruga është pastruar e kthyer në gjendje normale për qarkullimin e mjeteve. Problematikë është shfaqur në aksin rrugor Qafë Pllocë - Qukës, në segmentin mbi fshatin Rrëmenj, ku për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të dherave dhe prurje të inerteve në rrugë. Edhe në këtë aks u ndërhy menjëherë, u pastrua rruga dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”,-tha Pikuli.

Situatë e ngjashme është regjistruar sot në mëngjes në aksin Maliq–Lozhan, ku sharrjet e skarpatës dhe prurjet e dherave shkaktuan bllokim të përkohshëm. Pas punës së kompanisë së mirëmbajtjes dhe shërbimit zjarrfikës, qarkullimi është rikthyer në normalitet. Probleme më të vogla janë shënuar edhe në disa rrugë lokale të zonës së Devollit, ku dëmtimet në këmbët e urave në Çetë–Miras dhe Arrëz–Qendër Administrative i kanë bërë të pakalueshme për mjetet. Bashkia Devoll po bashkëpunon me autoritetet për zgjidhjen e situatës.
“Sot në mëngjes ka pasur problematikë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ku ka pasur sharrje të skarpatës, prurje të dherave dhe bllokim të aksit. Është ndërhyrë nga kompania e mirëmbajtjes dhe shërbimi zjarrfikës dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht. Problematika të tjera të vogla ka pasur në rrugët lokale në zonën e Devollit, në rrugën që lidh fshatin Çetë me Njësinë Administrative Miras, si dhe në rrugën që lidh fshatin Arrëz me qendrën administrative. Në të dyja rastet kemi dëmtime të këmbëve të urave dhe urat janë bërë të paqarkullueshme për mjetet. Nga ana e Bashkisë Devoll po merren masat në komunikim me autoritetet për zgjidhjen e këtij problemi”,-u shpreh Pikuli.
Aktualisht, sipas Policisë së Korçës, situata paraqitet e stabilizuar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset e qarkut.
“Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, nuk ka problematika në qarkullimin e mjeteve. Në të gjithë rrugët e qarkut vazhdon qarkullimi i mjeteve normalisht”,-shtoi Pikuli.
Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, sidomos në zonat malore dhe në segmentet ku reshjet kanë shkaktuar probleme, ndërsa theksojnë se strukturat e emergjencës dhe policia po vijojnë monitorimin e situatës në terren./CNA
Mediat raportojnë se GJKKO përveç ndaj zëvendëskryeministr...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëkohësisht...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me daljen nga shtr...
Gjykata e Posaçme pas reagimit për CNA ka shpërndarë një n...
Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Bal...
Në media u raportua se GJKKO ka caktuar masë sigurie “Pezu...
Ndotja e liqenit të Kukësit është aktualisht në nivele ala...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi, e ka paralajmëruar dy v...
Pas lumit të Vjosës, raportohet se edhe lumenjtë Seman...
Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë bërë një...
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi Vjosa të dalë...
Situata nga reshjet në Qarkun e Korçës paraqitet e qetë dh...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pa...
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjenc...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Dosja e “21 janarit”...
Turkish Airlines ka vendosur të nxjerrë në shitje të gjith...
Gazetari Osman Stafa ka ndarë në rrjetet sociale një foto ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një dalje televizive d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...