Karta e Adriatikut, konferenca e 27-të e shefave të shtabit/ Vëngu: Kosova e ka vendin në këtë tavolinë
Ditën e sotme ka startuar konferenca e 27-të e Shefave...

Shqipëria, përveçse mbetet larg mesatares së Bashkimit Europian sa i takon treguesit që lidhet me aftësitë digjitale bazike apo përtej bazike tek individët mbetet gjithashtu performuesi më i keq në rajon.
Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim(OECD) “Ballkani Perëndimor, Perspektiva e Konkurrueshmërisë 2024: Profili Rajonal” ndalet ndër të tjera edhe tek aftësitë digjitale të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku rezulton se në krye të listës qëndron Mali i Zi dhe në fund të saj Kosova e më pas Shqipëria.
Sipas raportit teksa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nisin tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, sistemet e tyre të aftësive duhet të parashikojnë nevojat për aftësi në të ardhmen.
Kjo përfshin krijimin e infrastrukturës së duhur për edukim dhe trajnim për zhvillimin dhe përshtatjen e aftësive që mundësojnë dhe mbështesin këto tranzicione.
“Aktualisht, zhvillimi i aftësive digjitale në rajon tregon konvergjencë të kufizuar drejt niveleve të BE-së, me përqindjen e individëve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor që zotërojnë aftësi digjitale bazike të paktën 20 për qind më të ulëta se në BE.
Megjithatë, ndërsa të gjitha ekonomitë bien nën mesataren e BE-së, ka ndryshime të konsiderueshme: Mali i Zi është performuesi më i mirë i rajonit, me vetëm 7 pikë përqindjeje larg nga nivelet BE nivelet, ndërsa Shqipëria dhe Kosova raportuan norma më pak se 30% – në thelb gjysma e niveleve të BE-së.
Kjo zbulon nevojën universale për të vazhduar përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre aftësive mes studentëve dhe fuqisë punëtore në rajon duke marrë parasysh pozicionin unik të secilës ekonomi”, thuhet në raport.
Parë në shifra raporti vlerëson se mesatarja e individëve që kanë aftësi bazike apo mbi bazike digjitale në vendet e Bashkimit Europian përbën 53.9 për qind të tyre. Në Malin e Zi kjo përqindje është 47.2 për qind e individëve, në Serbi 41.3 për qind teksa në Shqipëri kjo vlen për 23.8 për qind të individëve.
Raporti vëren se tashmë vendet janë përfshirë në kurrikulat shkollore aspekte të rëndësishme të digjitalizimit dhe kjo qasje jo vetëm lehtëson mundësinë që studentët apo nxënësit të përqafojnë këto aftësi, por edhe zgjeron mundësitë e aplikimit të tyre gjerësisht.
“Kurset e TIK-ut dhe zhvillimit të aftësive digjitale janë të përfshira kryesisht në kurrikulat si në fillore ashtu edhe në ato të arsimit të mesëm në gjithë rajonin.
Shumica e ekonomive e kanë bërë të detyrueshme për studentët që të plotësojnë klasat përkatëse të TIK-ut, duke filluar nga shkenca kompjuterike në Serbi dhe kodimi në Shqipëri deri tek informatika te Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Përtej këtyre, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë integruar zhvillimin e aftësive digjitale nëpër lëndë të ndryshme në kurrikulat e tyre”, vlerëson raporti i OECD./ Revista Monitor
Ditën e sotme ka startuar konferenca e 27-të e Shefave...
Deputeti Saimir Korreshi ka folur mbi zhvillimet e fun...
Ditën e sotme, në orën 12:30 do të mblidhet Këshilli i...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë në takimin e...
Në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar pasurinë e frikshme ...
Në ambientet e COD në kryeministri janë zgjedhur dy studio...
Një studim krahasues mbi diasporat shkencore të Shqipë...
Anëtarët e opozitës kundërshtuan kandidimin e Besnik D...
Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin u...
GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin...
Sot, Prezenca e OSBE-së mbështeti Komisionerin për të ...
Me ikjen e Alfred Pezës, situata në institucionin e RT...
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të rëndësishë...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje m...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me sk...
Ministri me tri portofole, i Ekonomisë, Kulturës dhe I...
Pak ditë më parë, CNA ka publikuar detajet e të gjithë dos...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...