Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon gjithashtu ndërhyrje pjesore edhe për rikonstruksionin e fasadave përgjatë bulevardit. Afati për përfundimin e këtij projekti është 12 muaj, ndërsa synohet që vepra të jetë gati në nisjes të sezonit të ardhshëm turistik.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu ndoqën nga afër punimet e para në këtë kantier.
“Është një ndërhyrje komplekse e cila trajton si pjesën e infrastrukturës nëntokësore, ashtu edhe pjesën e bulevardit, i cili do të ketë një trajtim me pllaka me mozaik, ndërkohë që pjesa ku kalon trafiku do të jetë e shtruar me asfaltin dekorativ me gurë të bardhë”, u shpreh Agolli referuar projektit.
Bulevardi ka një gjatësi prej afro 700 ml, ndërsa materialet janë përzgjedhur për ti rezistuar kushteve atmosferike të zonës.
Zëvendëskryeministrja, Balluku tha se ky projekt i shtohet listës së gjatë të investime që janë realizuar në këtë zonë, por edhe ato që janë në proces. Balluku u ndal tek tuneli i Murrizit dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi, dy investime të rëndësishme sa i takon infrastrukturës, pjesë e Rrugës së Arbrit, të cilat po ecin me ritme të mira dhe që me përfundimin e tyre Dibra do të jetë edhe më afër me Tiranën.
“Dibra si qark është një kantier i madh. Ne kemi në proces në këto momente për të dorëzuar deri në fund të vitit, me shpresë sigurisht, sepse aty ka qene gjithmonë sfiduese situata, tunelin e Murrizit, i cili do të shkurtojë akoma më shumë rrugën për të arritur në destiancionin final që është Peshkopia, Dibra në tërësi. Nga ana tjetër edhe ecuria e punimeve që kemi në lotin Maqellarë-Peshkopi, që është një nga problemet më të mëdha që kemi pasur për të zgjidhur, por që tashmë i kemi dhënë zgjidhje dhe unë shpresoj që para pranverës të vitit 2025, domethënë diku nga marsi, ne do të jemi në gjendje që ta dorëzojmë përfundimisht edhe pjesën e fundit të Rrugës së Arbrit. Së bashku me tunelin përfundojmë një nga veprat më komplekse infrastrukturore që kemi pasur”, tha Balluku.
Nga ana tjetër edhe vetë kryebashkiakët kanë ndërmarrë një sërë projektesh për të përmirësuar infrastrukturën në bashkitë që drejtojnë, ndërhyrje që lehtësojnë jetën e përditshme të banorëve.
“Kudo punohet, në të katërta bashkitë në Bulqizë, Klos, Peshkopi dhe sigurisht në Mat. Duhet thënë që dhe vetë kryetarët e bashkive kanë ndërmarrë një sërë iniciativash dhe projektesh që kanë të bëjnë me rikonstruksione të thella të shkollave, të kopshteve, spitaleve, por nga ana tjetër edhe të një sërë rrugëve të cilat sot janë rrugë turistike”, deklaroi Balluku.
Përmes këtyre investimeve e gjithë zona po merr një zhvillim gjithmonë e më të madh, duke u kthyer njëkohësisht në një destinacion tërheqës për turistët.
GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin...
Sot, Prezenca e OSBE-së mbështeti Komisionerin për të ...
Me ikjen e Alfred Pezës, situata në institucionin e RT...
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të rëndësishë...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje m...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me sk...
Ministri me tri portofole, i Ekonomisë, Kulturës dhe I...
Pak ditë më parë, CNA ka publikuar detajet e të gjithë dos...
Gazetari Sokol Bregu u shpreh në "MCN TV" se deri në n...
Rektori i universitetit "Fan Noli" të Korçës, Lorenc Ekono...
Tirana prej javësh ndodhet nën pushtetin e plehrave. Çdo z...
Përplasje, tensione dhe debate ka pasur sot në mbledhj...
“Ndonjëherë je i fundit që e merr vesh kur emërohesh si mi...
Nesër përfundon afati zyrtar 7-ditor i dorëzimit të kandid...
BKH ka marrë telefonat e Drejtorit të Policisë së Elbasani...
Drejtuesja e emisionit “Histori Shqiptare”, Alma Çupi, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në "MCN TV" detaje nga ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e Muha...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...