web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxjerr jashtë qytetarin në takimin në Tropojë/ Reagon Berisha: Shpreh urrejtje në fytyrën e vrerosur

4 Nëntor 2022, 16:16, Aktualitet CNA
Rama nxjerr jashtë qytetarin në takimin në Tropojë/ Reagon
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Tropojë.

Ky takim u shënua me një incident, ku teksa Rama po mbante fjalimin një qytetar iu drejtua me thirrjen: “Rama ik”.

Pas kësaj, Rama kërkoi që ai të nxirrej jashtë nga ambienti ku po mbahej takimi, duke thënë se detyra e tij nga foltorja kishte përfunduar.

Ndërkaq, në lidhje me këtë incident ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili përmes një postimi e ka cilësuar si arrogancë dhe urrejtje nga ana e Ramës për qytetarin.

“Arrogancë dhe urrejtje shpreh në fytyrën e vrerosur! Nxjerr tjetrin jashtë se nuk i pëlqen fjala e tij!”, shkruan Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga