Si qëndron e vërteta e hetimeve të SPAK-ut për tunelin e Llogarasë
Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-d...

Kryeministri Edi Rama, në retorikën e tij politike, gjatë fushatës elektorale, ka përdorur fjalë fyese dhe bullizuese ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë. Fillimisht fyeu meshkujt duke i cilësuar çyrykë, më pas u tha të rinjve mund të kërkoni videot e mia nudo janë në internet, ndërsa këtë të martë gjuha linçuese shkoi në një tjetër nivel, pasi fyeu fëmijët e spektrit autik.
Rama tha ndër të tjera se nëse shqiptarët zgjedhin opozitën më 11 maj janë çyrykë dhe autikë.
“Paguan lekët e dynjasë për të paguar 'Latifin'. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, d.m.th. nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate, redaksia e CNA-së kontaktoi disa qendra që merren me trajtimin e fëmijëve me spektër autik. I pyetëm për qëndrimin e tyre, duke qenë se merren me përkujdesjen e këtyre fëmijëve dhe janë të parët që i njohin në detaje vështirësitë me të cilët hasen këta fëmijë dhe familjarët e tyre.

1. Kontaktuam “Qendrën TISS”. Në komunikim kjo qendër tha se dënon gjuhën diskriminuese ndaj njerëzve me nevoja të veçanta, do të duhet të reagojë grupi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Por gjithsesi nga kjo qendër na u tha se ata personalisht nuk mund të reagojnë publikisht pa parë videon e Ramës. Videoja e Ramës iu dërgua nga ne si redaksi, por deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka ende një reagim nga kjo qendër lidhur me gjuhën e kreut të qeverisë.

2. “QENDRA KOMBËTARE TERAPEUTIKE DHE REHABILITUESE PËR FËMIJËT”. Nga kjo qëndër na u tha se janë duke u marrë me punë, pasi kanë në fokus pikërisht këta fëmijë dhe nuk kanë kohë të japin një koment.

3. Kontaktuam po ashtu “QENDRËN SHQIPTARE TË AUTIZMIT”, të cilët na thanë se nuk japin dot një opinion, pasi nuk e kanë dëgjuar komentin e plotë të kryeministrit, ndërsa shtuan se do të gjejnë kohën për të na dhënë një koment, gjë që nuk ka ndodhur deri në momentin e publikimit të këtij materiali.

4. “QENDRA RAJONALE E AUTZMIT”. Na thanë që duhet t’u dërgonim një shkresë zyrtare para se të na japin një koment.

5. “QENDRA PTC SHËRBIM PSIKOLOGJIK-KLINIKË MJEKËSORE”. Ishte një nga qendrat që dha një qëndrim tepër kritik ndaj kryeministri Rama dhe theksoi se administrata, përfshirë kryeministrin, duhet të informohen më tepër se çfarë do të thotë termi autik.
“Nëse do të dihej nuk do të përdorej, pasi është një tentativë për bullizim për gjithë shoqërinë tonë apo edhe të tjerët që vuajnë nga ky spektër. Të jesh autik nuk është sëmundje dhe duke mos qenë sëmundje, nuk është diçka që shërohet, por duhet të trajtohet. Kur e përdorim këtë term, së pari duhet të mendojmë nëse çdokush nga ne ka apo jo sjellje të spektrit autik. Nuk duhet të keqpërdoret për fushatë”, u theksua nga kjo qendër.
Gjithsesi pavarësisht qëndrimit kritik, sërish kjo qendër nuk dëshiroi të bëhej publik komenti i tyre. Pra nga 5 qendra që kontaktuam asnjëra prej tyre nuk preferoi të komentonte gjuhën fyese të kreut të qeverisë, ose edhe nëse komentuan zgjodhën të mos bëhej publik zëri i tyre.
Dhjetëra qendra dhe shoqata në Shqipëri marrin mijëra fonde, shpesh edhe nga pushteti lokal dhe qendror, por kur duhet të ngrenë zërin për të mbrojtur ata që dhe kanë fokus: fëmijët me spektër autik, këto qendra zgjedhin të heshtin dhe më këtë heshtje bëhen palë me bullizmin e kryeministrit Rama dhe të çdokujt që fyen fëmijët dhe këdo tjetër me spektrin autik./ CNA
Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-d...
KUPA E ITALISË, në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinal...
Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, u paraqit ditën...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest ...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve, Jonaid Myzyri, është thi...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Normalizohet situata në doganën e Kapshticës. Pala shqipt...
Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-v...
Drejtuesit e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë zhvilluar...
Radhë kilometrike janë rregjistruar këtë të hënë në pikën ...
Imzot Arjan Dodaj ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi p...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policor...
SPAK-u ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e tre ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në një shpërthim ngjyrash dhe urimesh, të krishterët anemb...
Në këtë të diel të shënuar të Pashkëve, drejtuesit lokalë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar Pashkën nga Katedralja ...
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i ka dhënë leje Kishë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...