web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Prokurorisë i vjen turp për argumentet e saj”/ Avokati i Selimit: Si mund t’ju bindë juve?

18 Shkurt 2026, 12:00, Aktualitet CNA

“Prokurorisë i vjen turp për argumentet e saj”/ Avokati i

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Jeffery Roberts, ka deklaruar se vetë Prokurorisë i vjen turp për argumentet e saj kundër zotit Selimi.

Roberts theksoi se nëse vetë prokuroria nuk është e bindur për argumentet e saj kundër Selimit, si mund të bindë gjykatësin.

“Kjo është mundësia ime e fundit për të bërë parashtrime për t'iu përgjigjur parashtrimeve të ZPS-së. Nuk ka asgjë në parashtrimet e prokurorisë të cilave mund t'u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë 2 orë për parashtrimet.

Prokurorisë vetë i vjen turp për argumentet e veta për zotin Selimi.

Nëse vetë prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër zotit Selimi si mund t’ju bindë juve?”, tha avokati mbrojtës i Rexhep Selimit./ CNA





Lajmet e fundit nga