Emri/ Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës
Kryekomisari Besmir Dervishi është emëruar sot nëndrejtor ...

Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë e përditshmërisë që prej nëntorit të vitit 2024, kur mijëra tonelata me mbetje të rrezikshme u depozituan në një magazine në afërsi të objektit të njohur si Eco Parku.
Rreth 40 metra në distancë ajrore, Gani Braho, 67-vjeç, thotë se ndjehet më i rrezikuar se të tjerët.
“Kam frikë për shëndetin e familjes, por nuk kam se ku të shkoj. Asnjëherë nuk jemi ndjerë pjesë e qytetit, edhe pse jemi afër tij, Tani kemi mbetjet pranë derës” tha Braho për BIRN.
Ganiu kryeson një nga dhjetra familjet që jetojnë në këtë lagje, pjesë administrative e Katundit të Ri. Shumica e familjeve janë vendosur aty dekada më parë, pasi u zhvendosën nga veriu i vendit në kërkim të një jete më të mirë.
Kontejnerët e vendosur në Porto-Romano në një pronë të menaxhuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përmbajnë mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga hiri i oxhaqeve të kompanisë së prodhimit të çelikut, Kurum.
Sipas analizave laboratorike të kryera në Itali, ato i përkasin pluhurit të furrës elektrike të çelikut, material që klasifikohet si mbetje e rrezikshme për shkak të përmbajtjes së metaleve të rënda si zinku, hekuri, plumbi dhe bakri.
Këto mbetje ngritën një alarm ndërkombëtar, pasi u eksportuan sipas Prokurorisë së Durrësit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Kontejnerët u sekuestruan sapo u kthyen në Shqipëri dhe u vendosën në zonën e Porto Romanos.
Pasi vërtetoi rrezikshmërinë e mbetjeve, Prokuroria e Durrësit lëshoi dhjetra urdhër-arreste për drejtuesit e kompanive Kurum International dhe Sokolaj sh.p.k të përfshirë në eksport si dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të doganave apo të kompanisë koncesionare që menaxhonte kalatën lindore të portit të Durrësit.
Akuzat lidhen me kontrabandë mbetjesh të rrezikshme, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërkohë që zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.
Vetëm disa metra larg vendit ku janë depozituar kontejnerët me mbetje të rrezikshme ndodhet Eko-Parku i Porto-Romanos, një investim publik i ndërtuar mbi një ish-fushë mbetjesh dhe i hapur për qytetarët si hapësirë rekreative.
Por banorët thonë se pavarësisht këtij investimi, mbetjet e rrezikshme pranë shtëpive kanë mbetur shqetësimi kryesor i përditshmërisë së tyre. Për ta, kontejnerët kanë zbehur çdo efekt pozitiv që mund të kishte hapja e parkut.
Edhe pse kanë protestuar disa herë, banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje të qartë për rrezikun e mundshëm apo fatin e mbetjeve./reporter
Kryekomisari Besmir Dervishi është emëruar sot nëndrejtor ...
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për Euroneës, në li...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një paras...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me ish-k...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me padi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënien në fuq...
Italianët janë grupi që ka dominuar në hotelet shqiptare g...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur këtë të martë për çësht...
Qeveria shqiptare ka miratuar dy marrëveshje granti me Ban...
Gjykata e Posaçme ka dënuar G. P. me 1.9 vite burg, për sh...
Gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar...
Zbatimi i një projekti kyç për rezistencën klimatike dhe z...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka publikuar pamjet ska...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nisma ligjore ...
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ka mbërritur...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetaren e Ba...
Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën, ...
Sot Igli Tafa u prezantua si drejtori i AKSHI-t pas dorëhe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...