Denoncimet për shërbimet telefonike të deputetëve/ Kuvendi i përgjigjet CNA-së
CNA, përmes materialeve, informacioneve dhe të dhënave...

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka deklaruar përmes një reagimi se janë kundër miratimit në Kuvend të projektligjit të ri “Për barazinë gjinore”. Në reagim thuhet se ky projektligj shkon përtej konceptit të barazisë gjinore, duke rishkruar sipas tyre, përkufizimin e gjinisë dhe duke hapur rrugë për ideologji që bien ndesh me vlerat biblike, familjare dhe kulturore të shoqërisë shqiptare.
VUSH shprehet se miratimi i projektligjit mund të sjellë pasoja serioze: për edukimin e fëmijëve, kuptimin tradicional të familjes dhe lirinë e besimit, si një nga të drejtat themelore të njeriut në një shoqëri demokratike.
Në reagim gjithashtu i bëhet thirrje të gjithë deputetëve aktualë të Kuvendit mos ta votojnë këtë ligj. Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë fton gjithashtu të gjitha kishat që të luten për vendin, për drejtuesit e tij dhe për ruajtjen e vlerave themelore të familjes, jetës dhe besimit.
Reagimi i plotë:
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, si përfaqësuese e Komunitetit Ungjillor dhe pjesë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i cili ka bërë një deklaratë të mëparshme lidhur me projektligjin e ri “Për barazinë gjinore”, ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet për këtë projektligj i cili pritet të votohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë.
Ne theksojmë se jemi plotësisht në mbështetje të barazisë dhe dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, si burra dhe gra, të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë. Megjithatë, ky projektligj, në formën aktuale, shkon përtej konceptit të barazisë gjinore, duke rishkruar përkufizimin e gjinisë dhe duke hapur rrugë për ideologji që bien ndesh me vlerat biblike, familjare dhe kulturore të shoqërisë shqiptare.
Jemi kundër miratimit të këtij projektligji sepse mund të sjellë pasoja serioze për:
• edukimin e fëmijëve, përmes futjes së koncepteve ideologjike në sistemin arsimor,
• kuptimin tradicional të familjes, si bashkim midis burrit dhe gruas,
• dhe lirinë e besimit, si një nga të drejtat themelore të njeriut në një shoqëri demokratike.
Si komunitet fetar që kontribuon prej dekadash në jetën shpirtërore, sociale dhe humane të vendit, i drejtohemi të gjithë deputetëve të legjislaturës aktuale të reflektojnë dhe mos ta votojnë këtë ligj i cili në të ardhmen do të ketë pasojat e sipërpërmendura.
Në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha kishat tona që të luten për vendin, për drejtuesit e tij dhe për ruajtjen e vlerave themelore të familjes, jetës dhe besimit.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe i dhëntë udhëheqësve tanë urtësi dhe drejtësi në vendimmarrje.
Komiteti Ekzekutiv
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
/CNA
CNA, përmes materialeve, informacioneve dhe të dhënave...
Kanë kaluar 80 ditë të plota nga mashtrimi publik i Erion ...
Koalicioni Shqiptar ka ndarë sot një thirrje për zhvillimi...
Gjykata e Lartë e Sokol Sadushit vit pas viti ka marrë gji...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre personav...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e avokatëve të kre...
Sokol Sadushi ka mbajtur sot një fjalim të gjatë me shabll...
Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga 25 korriku kur u prezantu...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të shqyrtuar kërkes...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi...
Në Nostra Aetate, i ftuar nga Shqipëria Kryegjyshi botëror...
Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëri...
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...