Hetimi i SPAK për Veliajn/ Merret e pandehur edhe deputetja e PS-së, Klotilda Bushka
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është marrë...

Në vijim të përpjekjeve për menaxhimin e situatave të zjarreve, u zhvillua një tjetër takim me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, në qytetin e Korçës, ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.
Sipas tij, reagimi i bashkive nuk vjen për shkak të mungesës së mjeteve apo pajisjeve, por për shkak të terrenit të vështirë, që shpeshherë e bën të pamundur depërtimin e automjeteve zjarrfikëse në vatrat e zjarrit. Ai theksoi se në rastet kur është bërë i mundur aksesi me mjete, ndërhyrja ka qenë efikase dhe zjarret janë menaxhuar në një kohë të shkurtër.
“Takimi i sotëm vjen në vazhdën e takimit që u zhvillua me komitetin drejtues të drejtuar nga zv. Kryeministria shqiptare dhe nga gjitha ministrat, prefektët dhe kryetarët e bashkive të zonave më të rriskuara. Këto takime do të zhvillohen në të gjitha bashkitë ku do të vazhdohet të kërkohet angazhim maksimal të të gjitha strukturave për të pasur nje vëmendje më të shtuar, duke marrë shkas dhe nga temperaturat më të larta që ne kemi në ditët në vijim”,-tha Cara.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe hapja e rrugëve malore, një detyrim ligjor i bashkive sipas ligjit nr. 152/2015. Cara bëri me dije se disa bashki kanë ndërmarrë hapa konkretë, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen e flotës zjarrfikëse, por në disa raste buxhetet mbeten të pamjaftueshme, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet qendrore.
Në lidhje me ndërhyrjen nga ajri në zonat malore të paaksesueshme, ai sqaroi se reagimi bëhet gjithmonë në bazë të vlerësimit të situatës nga strukturat vendore dhe qendrore. Kur kërkohet ndërhyrje ajrore, avionët dhe helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes vihet në dispozicion, ndërkohë që është aktivizuar edhe mekanizmi europian i mbrojtjes civile, në raste kur situata tejkalon kapacitetet vendase.
“Nuk është pamjaftueshmëria e mjeteve, e paisjeve por është terreni i thyer që e bën të pamundur aksesimin e automjeteve për të menaxhuar vatrat e zjarrit. Gjithmonë flasim për rrugë, për automjete zjarrfikëse. Në cdo rast ku automjetet zjarrfikëse jane aksesuar, zjarret kanë qenë të menaxhuara në një kohë shumë të shkurtër”,-tha Cara.
Cara iu përgjigj edhe çështjes së ndërhyrjeve nga ajri në zonën e juglindjes.
“Nuk ka ndërhyrje me vonesë nga ajri, por ka ndërhyrje sipas vlerësimit që i bëhet situatës. Në çdo rast situatat vlerësohen në bazë të rriskut që zjarri ka në ato momente dhe që sjell në atë territor. Në cdo rast ndërhyrja me mjete nga ajri ka qenë nga agjensia kombëtare e mbrojtjes civile sipas rastir dhe vlerësimit qe është bërë nga nivelet vendore e ato qëndrore. Prefekti i qarkut në cdo rast që ka bërë kërkesën avionër dhe helikopterët e ministrisë së mbrojtjes kanë ardhur në ndihmë. Është vënë në lëvizje dhe mekanizmi europian ku është parë e arsyeshme që situata është kritike dhe nuk është mundur të menaxhohet dot nga shteti shqiptar dhe në këtë rast cdo gjë është normale që të punojme me ndihmë nga mekanizmi pasi të njëjtën gjë e bëjmë edhe ne, e japim këtë ndihmë nëse është e nevojshme në shtetet fqinje”,-tha Cara.
Përgjatë takimeve në të gjitha bashkitë me rrezikshmëri të lartë, po kërkohet angazhim maksimal i strukturave për të qenë në gatishmëri ndaj temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut të zjarreve gjatë ditëve në vijim./CNA
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është marrë...
Apeli i Posaçëm ka vendosur sot rikthimin për rigjykim të ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrta...
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj k...
Në disa media doli një lajm, një “fake news” i dirigjuar n...
BE do të zhvillojë dy samite të njëpasnjëshme me Japoninë ...
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen n...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri ng...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Jurg...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikua...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Apeli i GJKKO-së ka caktuar sot lënien në fuqi të dënimeve...
Zjarr në një banesë në zonën e quajtur "Rruga e Ersekës" n...
Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operaciona...
Një nga planet e Erion Veliajt duket se ka qenë futja në l...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reagu...
Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot, pjesë ...
Ditën e sotme është zhvilluar faza e tretë e përzgjedhjes ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...