“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Deficiti i skemës publike është përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar, pasi të ardhurat nga kontributet u rritën me ritme shumë më të larta se shpenzimet për pagesat e pensioneve.
Ministri i Financave, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pas miratimit të Aktit Normativ për Buxhetin 2024, se “gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë”.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 124,6 miliardë lekë në 2023-shin, me rritje vjetore 18%, nga ana tjetër shpenzimet për skemën e pensioneve u rritën në të njëjtën periudhë me vetëm 4 %.
Rritja e të ardhurave më shumë se rritja e shpenzimeve solli në rënie deficitin e skemës së pensioneve në një vlerë 45,6 miliardë lekë, 20% më e ulët se viti 2022.
Deficiti i skemës së pensioneve është ndihmuar nga rritja e të ardhurave me ritme dyshifrore. Të ardhurat u nxitën nga shtimi i punësimit, rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave në të gjitha nivelet vitin e kaluar. Në anën tjetër presionet mbi shpenzimet mbeten të ulëta pasi gjithnjë e më shumë pensionistë nuk po plotësojnë kriteret për pension të plotë.
Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarisht vetëm 27 vite punë me sigurime.
Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarisht 34 vite sigurime dhe në vitin 2023, vetëm 27.
Mosplotësimi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni.
Shumë shqiptarë rrezikojnë pensionin, ulen ndjeshëm vitet e nevojshme të kontributit
Në njërën anë, pensionistët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër, vit pas viti, bashkë me moshën e daljes në pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë.
Por me ritmet aktuale, pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal.
Duke qenë se tani, kriteri i viteve me kontribute po plotësohet gjithnjë e më pak, pensionet e reja të pleqërisë rezultojnë të ngjashme me pensionet sociale, duke dekurajuar kështu pagesën e kontributeve nga punonjësit aktualë, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.
FMN: Pensionistët e së ardhmes së varfër, vetëm 38% e popullsisë në moshë pune paguan sigurime
Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% në 2021-shin.
Mete: Ekonomia performoi mirë
Ministri i Financave, Ervin Mete, tha sot pas ndryshimit të buxhetit se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.
Qeveria rishikon buxhetin 2024, rritet plani i të ardhurave me 1,7%, ulet deficiti.
“Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010.
Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.
Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.
Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Nisur nga këto zhvillime, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së.
Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekësh në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor.
Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.
Gjithashtu, ndryshimet në këtë akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor.
Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit”, tha Mete./ Revista Monitor
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësim e pakënaqë...
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin...
Hetimet e zhvilluara në Bashkinë e Tiranës dhe në disa ins...
Ilir Selmani, i cili është dënuar me 28 vite burg si p...
Ditën e sotme është mbajtur takimi i përvitshëm i Task For...
Zbardhet drafti final i Amnistisë Penale, që pritet të kal...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në një studio tele...
Policia ka arrestuar në Kuçovë babain dhe gjyshen e nj...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Ditën Ndërkombëtare të...
Shtyhet për në datën 6 mars, seanca për ish-ministrin ...
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Ma...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Recep Tayip Erdogan k...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë , Belind Këlliçi ka nxjerrë në...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentu...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka ndarë disa fotot nga protes...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot në protest...
Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin "Dë...
Argita Malltezi ka deklaruar se njerëzit e mbledhur në kët...
Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berish...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...