GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, shpalli datën e fillimit të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të IX-ta, i cili nis më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit.
Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në Korçë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se mes shumë aktiviteteve në Vitin e Gjuhës Shqipe, është edhe Konkursi Kombëtar që do të nisë në muajin mars.
“Bashkë me nxënës të shkollës 'Mësonjëtorja e Parë' në Korçë, në këtë Muze ku ngado të shohësh gjen një dëshmi që evokon përpjekjet e bëra ndër breza për mësimin e gjuhës sonë shqipe. Mes shumë aktiviteteve në këtë Vit të Gjuhës Shqipe, sot kam kënaqësinë të prezantojmë se prej datës 12 mars fillon: Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.
Ky konkurs, si një prej aktiviteteve më të mëdha të vitit shkollor, ka një rëndësi të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, pasi ai jo vetëm përcjell bukurinë dhe pasurinë e gjuhës sonë shqipe, por shërben dhe si një platformë për të mbajtur gjallë e lartësuar flakën e dashurisë dhe vlerësimit për gjuhën amtare, si thelbi i identitetit tonë kombëtar”, tha Manastirliu.
Ky konkurs, sipas ministres, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë te fëmijët që nga mosha e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe, si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë.
Edhe ata e festuan me krenari Ditën Amtare të Gjuhës, duke organizuar aktivitete të ndryshme në shkollat e diasporës. Aktivitete si konkurse recitimi, prezantime kulturore, dhe performanca artistike u organizuan me qëllim për të përhapur dashurinë dhe respektin për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Përtej kufijve, këta fëmijë tregojnë dashurinë që kanë për gjuhën shqipe si një shenjë e qartë e përkushtimit të prindërve të tyre për të ruajtur, përhapur dhe trashëguar, vlerat dhe traditat e vendit të origjinës./ CNA
Shtyhet për në datën 6 mars, seanca për ish-ministrin ...
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Ma...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Recep Tayip Erdogan k...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë , Belind Këlliçi ka nxjerrë në...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentu...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka ndarë disa fotot nga protes...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot në protest...
Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin "Dë...
Argita Malltezi ka deklaruar se njerëzit e mbledhur në kët...
Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berish...
Pasditen e sotme, opozita e bashkuar dhe aletatët e saj zh...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gamzment Bardhi i ka b...
Pas përfundimit të protestës së opozitës policia ka shoqër...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një dekla...
Opozita ka mbyllur fjalimet në protestën e zhvilluar në bu...
Protestuesit kanë hedhur në tokë gardhin metalik që rretho...
Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë ndezur zjarr par...
Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kanë vendosur që të n...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij virtual p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...