“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përgjimin e kryer nga SPAK ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, me dyshimet se ai mund të jetë tentuar të ndikohet në vendimin për përdorimin e përgjimeve të SKY ECC.
E ftuar në MCN TV, Lala bëri me dije se SPAK ka autorizuar përgjimin e Gent Ibrahimit për një periudhë 15-ditore. Ky vendim u bazua në dyshime se persona të lidhur me Pëllumb Gjokën, i cili është i akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, kanë tentuar të ndërhyjnë në vendimmarrjen e GJK për të ndikuar në interpretimin e përgjimeve të SKY ECC.
Lala theksoi se SPAK ka vepruar brenda kompetencave të tij ligjore dhe nuk ka nevojë për vendim gjykate për të kryer përgjime në raste të tilla. Ajo shtoi se çështja është komplekse dhe ende nuk dihet rezultati konkret i përgjimeve të kryera.
"Pëllumb Gjoka është i akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal, etj.
Gjykata Kushtetuese (GJK) mori një kërkesë të Pëllumb Gjokës, për shfuqizimin e masës së sigurisë, shfuqizimin e një dispozite që lejon SPAK të përgjojë, shfuqizimi apo shpallja si e pavlefshme e përgjimeve të SKY ECC.
Pas një kohe të gjatë që mbajti çështjen, në datën 30 dhjetor 2024, u mori vendimi dhe GJK nxorri vendimin, tha se është rrëzuar kërkesa. Në pamje të parë të gjithë ne, e interpretuam se GJK kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e Gjokës por kishte legjitimuar Sky ECC.
GJK nuk po zbardhte vendimin. SPAK thotë se në tejkalim të afatit, ka grumbulluar dyshime të arsyeshme, të cilat flasin për tentative të personave të lidhur me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë, të ndërhyjnë në GJK dhe të bëhet interpretimi i vendimit dhe ky vendim t'i bëjë vulnerabël ose të prekshme përgjimet e SKY ECC.
Këtë arsyetim përdor prokurori Klodian Braho, që e ka autorizuar përgjimin e Gent Ibrahimit për 15 ditë. Gjatë kësaj kohe zoti Ibrahimi është vëzhguar nga agjentë të BKH në takimet që ka kryer me anëtarë të GJK, persona që dyshohet se kanë interesa dhe persona që dyshohet se kanë lidhje me Pëllumb Gjokën.
Po të lexosh vendimin e GJK, është një vendim pa vendim. GJK nuk është shprehur për ligjshmërine dhe përdorshmërinë e SKY ECC. SPAK ka vepruar brenda procedurave ligjore. SPAK ka në kompetencë të përgjojë anëtarin e GJK. SPAK nuk ka nevojë për vendim gjykate.
GJK nuk i ka legjitimuar përgjimet e SKY ECC. Ajo ka qenë as mish as peshk.
U bë debati në 2016 në GJK dhe dy gjyqtarë në atë kohë dolën kundër për disa aspekte të ligjit të vettingut, të dy janë jashtë sistemit. Para se të thonë se SPAK po vepron në mënyrë të paligjshme, duhet të dinë ligjvënësit që e kanë lejuar me ligj.
Në rastin konkret dyshohet për një vepër penale, korrupsion pasiv. Nuk di të them rezultatin që kanë patur këto përgjime", tha Lala.
Prej të mërkures së 5 marsit, Prokuroria e Posaçme ka vënë...
Moderatorja, Erla Mëhilli e ftuar në emisionin "Dekalog" n...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 29 vite burg për katër shte...
Raportohet se prokuroria dhe policia e Elbasanit kanë shku...
Qeveria shqiptare më herët ditën e sotme mori vendimin për...
Procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për Gazment Bardhin...
Sot pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Ogerta...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka bërë me dije marr...
Ministrja Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë ka ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ish-minatorët kërkojnë takim me ministrin e tre portofolav...
Prokuroria dhe policia kanë mësyrë në inceneratorin e Elba...
Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin që po pla...
Vëllezërit Agron dhe Armand Duka kanë folur përtej pro...
Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin Barometri në Euro...
SPAK, rezultoi si institucioni të cilit shqiptarët i besoj...
SPAK është institucioni me besueshmërinë më të lartë në ra...
Të pyetur nga Barometri, për vlerësimin e punës së SPAK, r...
Puna e SPAK vlerësohet maksimalisht nga qytetarët shqiptar...
Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zg...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...