EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e shtetasit spanjoll, A.C., i cili bashkë me të atin dhe bashkëshorten e tij përmes mashtrimit kompjuterik dhe kompanive fiktive, përfitoi rreth 30 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 1 automjet tip “Mercedes Benz AMG”, 1 automjet tip “Toyota Land Cruiser” dhe 3 llogari bankare.
Policia ka zbardhur edhe detaje lidhur me skemën e mashtrimit nga shtetasit spanjoll. Ata kishin themeluar kompani fiktive në Shqipëri, Spanjë, Portugali, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe në Estoni.
Këto kompani, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kapitali”.
Vihet sekuestro mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare.
Asetet, të përfituara nga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), nëpërmjet mashtrimit kompjuterik dhe krijimit të shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikë të Veriut, për shitblerje pronash të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg.
Skema e mashtrimit dyshohet se ka gjeneruar për përfituesit, rreth 30 milionë euro.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kapitali”ekzekutuan urdhrin për vënien e sekuestros mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 1 automjet tip “Mercedes Benz AMG”, 1 automjet tip “Toyota Land Cruiser” dhe 3 llogari bankare.
Nga hetimet ka rezultuar se asetet ishin përfituar nga shtetasi A. C., babai i tij, shtetasi D. I. dhe nga partnerja e tij, shtetasja M. M., duke mashtruar qytetarë, nëpërmjet një platforme.
Për të kryer transaksione të kundërligjshme me këto para me burime kriminale, shtetasit kishin themeluar shoqëri tregtare fiktive, në Shqipëri, Spanjë, Portugali, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe në Estoni. Shoqëritë fiktive, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetas...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJK...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur një ...
Ditën e sotme, 8 muaj me vonesë nga kërkesa e bërë nga lid...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë informacione lidhur me situ...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën e p...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se, q...
Disa ditë pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, në F...
Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka...
Politologu Afrim Krasniqi e cilësoi si alarmante renditjen...
Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi sot se arratisja e Altin...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë përkohësis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi sot s...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur dyshime mbi rrethana...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur sot ...
Prej ditësh me radhë ka patur një debat vritual mes kryemi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar vendimin e SHBA për ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka denoncuar se ndërtimi i hidrovor...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm pë...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas vendimit të SHBA për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...