Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se, qëndrimi i SHBA-ve ndaj krimit të organizuar shqiptar ka ndryshuar, për shkak të fuqisë së madhe ekonomike që kanë arritur grupet kriminale shqiptare dhe ndikimit të tyre ndërkombëtar.
Sipas Hoxhës, autoritetet amerikane, veçanërisht DEA, kanë informacion të detajuar për organizatat shqiptare të narkotrafikut, të cilat qarkullojnë shuma që shkojnë deri në miliarda dollarë. Kjo fuqi financiare, sipas tij, përbën rrezik serioz për shtete si Shqipëria, pasi ndikon drejtpërdrejt në politikë, ekonomi dhe procese zgjedhore.
Ai përmendi si shembull raste konkrete në Amerikën Latine, ku grupe kriminale shqiptare dyshohet se kanë financuar me miliona dollarë fushata politike, përfshirë edhe atë të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.
Këto të dhëna, sipas Hoxhës, janë siguruar nga DEA dhe u janë dorëzuar drejtpërdrejt autoriteteve shqiptare, përfshirë SPAK-un.
Hoxha theksoi se për SHBA-të, krimi shqiptar u bë problem real vetëm kur doli jashtë kufijve të Shqipërisë dhe filloi të ndikojë në Europë, Amerikën Latine dhe më gjerë. Sipas tij, mbetet për t’u parë se sa intensiv do të jetë veprimi amerikan dhe çfarë pasojash do të ketë në politikën dhe drejtësinë shqiptare.
“Qëndrimi është i ndryshuar në ambasadën Amerikane pas ardhjes së presidentit Trump. Ka ndryshuar brenda një kohe rekord, shumë shpejt. Amerikanët e kanë patur këtë informacion përpara, thjesht e kanë nxjerrë nga sirtari dhe e kanë vënë në zbatim. Amerikanët dinë një gjë më shumë se ne. Dinë potencialin e vërtetë të organizatave kriminale shqiptare të narkotrafikut. E dinë me saktësi. Pse e dinë? Në momentin që ne themi që ka organizata që e kanë kaluar 1 miliard dollarëshin. Ai e di që për një vend si Shqipëria, nëse ekziston një organizatë kriminale, që po lëviz kokainë në këto përmasa, ai e di infiltrimin e kësaj paraje në administratën e vendit, e dinë se çfarë mund të bëhet me këto para gjatë fushatës elektorale. Gjë që ne i kemi të provuara, realisht. Ato ndikojnë në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. SHBA-të e kanë të provuar tashmë këtë.
Pse janë organizatat tona problematike për SHBA-të? Së pari, për herë të parë kemi një grup shqiptar, familja Hysaj nga Departamenti i Thesarit, të ekspozuar dhe të shpallur si organizatë terroriste që pastron para për kartelin Sinaloa. Që ka përdorur biznese amerikane, territorin amerikan, ka përdorur perandorinë e kazinove që kishte në territon e Meksikës, dhe ka ndikuar në SHBA. Ky është vendimi i 13 nëntorit të vitit të kaluar. Pra, për herë të parë, s’kemi pasur kurrë, kemi saktësisht të evidentuar nga agjencitë amerikane të luftës kundër drogës, nga operacione konkrete të bëra në territorin shqiptar. SPAK nuk ka operuar në Shqipëri me hetimet e veta, SPAK-ut ia kanë sjellë. I kanë thënë: ‘Ja ku i ke, vepro’. Kush i ka sjellë këto? DEA.
Kur kam qenë në Ekuador dhe takova drejtorin e antidrogës atje, kur hapi të dhënat, i kishte me projektor si ti, e di ku i kishte marrë të dhënat?
Nga DEA, që dy organizata shqiptare kishin financuar me 5 milionë dollarë fushatën e presidentit Guillermo Lasso. 5 milionë dollarë! Ne kishim financuar me 5 miliardë dollarë fushatën e presidentit Guillermo Lasso. sepse njëri nga shqiptarët ishte mik me dhëndrin e presidentit. Në Ekuador. Ai presidenti ishte CEO banke, kishte punuar me shqiptar dhe prandaj u përfshinë. Sepse shqiptarëve nuk u bëhet vonë kush bëhet president. Po flas për realitetin.
Dritan Gjika ka financuar fushatën e presidentit Guillermo Lasso, unë kam vajtur në Ekuador, tek vila ngjitur me vilën e presidentit. Kanë lëvizur me makinën private të presidentit të Ekuadorit. Nga e kishin marrë? Duke patur këtë informacion autoritetet amerikane, duke parë që kjo organizata që po ndikon direkt në Ekuador, duke parë që lëviz me një ngarkesë të vetme 16.5 ton. Ajo ngarkesa që u kap në Hamburg. Ata e dinë ku të çon kjo sasi.
Këto grupe që e bëjnë këtë punë janë shqiptare, ato kanë në Shqipëri bizneset e tyre, lidhjet e tyre. Vetëm organizata Çopja ka 14 milionë euro longota ari, 15 milionë euro bitcoin. Kaq ke kapur. Amerikanët për sa kohë grupet tona bllokonin urën e Mifolit dhe të Memaliajt nuk ishin problem për të, por kur i panë në Amerikë, kur i panë në Amerikën Latine, kur i panë në Europë, kur panë fuqinë dhe potencialin e tyre dhe mund të ndikojnë edhe larg vendeve të tyre, ata thanë janë problem prej fuqisë ekonomike.
Nuk rrezikojnë NATO, por fuqia ekonomike e tyre, kur shkojnë tek miliardi i dollarit, në një vend si Shqipëria ata bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm. Kur them me 5 milionë dollarë investuan për Lason, imagjinon ti në Shqipëri kur të dalin kandidatët e panjohur me 26 mijë vota. Ja si u bë lidhja.
SHBA e di shumë mirë si ky zinxhir është bashkuar dhe kanë ardhur e ia kanë dhënë dosjet SPAK-ut në dorë. Dhe ne do shohim në vijim se çfarë do të kërkojnë ata dhe me çfarë intensiteti. Kur duan të veprojnë, ata veprojnë.”, u shpreh gazetari, duke shtuar se DEA e ka shumë të qartë deri në ç’masë janë infiltruar organizatat kriminale në vendin tone./ CNA
Disa ditë pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, në F...
Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka...
Politologu Afrim Krasniqi e cilësoi si alarmante renditjen...
Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi sot se arratisja e Altin...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë përkohësis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi sot s...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur dyshime mbi rrethana...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur sot ...
Prej ditësh me radhë ka patur një debat vritual mes kryemi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar vendimin e SHBA për ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka denoncuar se ndërtimi i hidrovor...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm pë...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas vendimit të SHBA për...
Gjykata Kushtetuese është shprehur për kërkesat e kreut të...
Pagesa e taksës së mjeteve tashmë është 100% digjitale në ...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve, CNA ka zbuluar s...
Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo komentoi sot ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të enjte me shum...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te arratisja e bujshme ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, ku ankimuese ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...