web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullimi i vizave amerikane/ Ish-ambasadori: Nuk është problem i brendshëm, varet nga emigrantët

15 Janar 2026, 17:22, Aktualitet CNA

Pezullimi i vizave amerikane/ Ish-ambasadori: Nuk është problem i

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo komentoi sot vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Në një dalje televizive, Bimo u shpreh se në këndvështrimin e tij nuk bëhet fjalë për një problem të brendshëm, por një çështje që mbetet në dorën e vetë emgrantëve.

“42% e shqiptarëve përdornin sistemin e ndihmës sociale në SHBA. Bashkatdhetarët që nuk kanë punuar, por kanë jetuar në kurriz të të tjerëve, penalizojnë sot shqiptarët në Shqipëri. Gjithmonë e kërkojmë fajin te të tjerët. Mirë do të ishte të dëgjonin se ky që po shfaqet nuk është problem i brendshëm i SHBA, apo politikave të brendshme të SHBA përsa kohë 42% e emigrantëve nga Shqipëria mendojnë se fajin për fatkeqësitë e tyre ua kanë të tjerët. Sa do të zgjasë? Është në dorën tonë“, u shpreh Bimo./CNA





Lajmet e fundit nga