web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për herë të parë patëm një zgjedhje të lire”, Rama: Është e dhimbshme, por nuk heqim dorë nga BE

16 Tetor 2023, 18:09, Aktualitet CNA
“Për herë të parë patëm një zgjedhje të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në përurimin e Kolegjit Europian tha se bashkimi Europian është bekim për të gjitha vendet.

Rama shprehet se ka momente që ankohemi dhe bërtasim, ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë, është e dhimbshme por nuk heqim dorë dhe jemi këtu.  

“BE është një bekim i madh për vendet tona. Është një burim i thellë dije se si të ndërtohen institucionet. E shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra. Dhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan nga e para. Dija është dhurata më e jashëzakonshme që BE na jep ne. Ka momente që ankohemi dhe bërtasim, ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë është e dhimbshme por nuk heqim dorë dhe jemi këtu.  Nuk ka nevoj që të biem dakord për çdo gj ëpër të kaluar mirë. Shpenzimi i kësaj dite me ne është një dhuratë zemre është një dhuratë që ne shqiptarët e vlerësojmë shumë. U izoluam për shekuj të tërë. Gjithmonë na është imponuar ana nga jemi rreshtuar e për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë, kjo për meritë të popullit shqiptar. Na keni më vete dhe ne kurrë nuk do të reshtim së dashuri juve.", tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga