Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Qeveria shqiptare ka nisur një diskutim të gjerë publik me pensionistët për të adresuar një detyrim të kahershëm dhe një kërkesë legjitime për reformimin e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, Drejtuesi Politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, gjatë një takimi me pensionistët korçarë, theksoi se rritja e pensioneve nuk është më çështje indeksimi, por një reformë thelbësore që do të shfrytëzojë mundësitë që krijon rritja e ekonomisë për gjithë shoqërinë.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, dhe deputetja Eni Zake, Peleshi theksoi se qeveria po shqyrton një “rritje substanciale të bonuseve të fundvitit”, për të lehtësuar barrën financiare të përditshme të pensionistëve, duke përfituar nga rritja ekonomike e vendit. Ai përmendi se synimi kryesor është “një skemë pensioni e qëndrueshme që do garantojë në vazhdimësi pensione më të larta”.
“Në vitin 2013, gjetëm një mal me borxhe dhe u deshën vite për të stabilizuar financat e vendit. Nuk gjetëm para për të paguar pensionet e dhjetorit. Me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe përmes reformave, ia dolëm të stabilizonim ekonominë dhe sot kemi guximin të flasim për rritje pensionesh,” tha Peleshi. Ai theksoi se pensionistët nuk mund të mbeten të përjashtuar nga përfitimet e rritjes ekonomike dhe reformat që kanë transformuar vendin. “Ne kemi dyfishuar vëllimin e ekonomisë kombëtare, nga 12.7 miliardë euro në më shumë se 25 miliardë euro dhe kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë investime të mëdha dhe të përmirësojmë pagat e administratës publike. Është koha që edhe pensionistët të marrin atë që u takon”.
Peleshi nënvizoi se qeveria po punon për një reformë të thellë në skemën e pensioneve, duke u bazuar në kontributet e secilit. Ai theksoi rëndësinë e luftës kundër informalitetit, duke përmendur se shumë biznese nuk deklarojnë pagat reale, duke ulur kështu nivelin e kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore, që ndikon drejtpërdrejt në nivelin e pensioneve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh se ky takim është një nga shumë të tjerë që do të pasojnë, për të nisur një dialog me pensionistët në të gjithë vendin. Ai nënvizoi se synimi për Shqipërinë 2030 është të arrijë standardet e BE-së, duke garantuar një ekonomi të fortë dhe më shumë mirëqenie për qytetarët.
“Ky është takimi i parë nga shumë të tjerë, për të takuar ata që realisht kanë përfituar më pak nga zhvillimi i vrullshëm i vendit,” u shpreh Klosi, duke shtuar se synimi i qeverisë është që, deri në vitin 2030, Shqipëria të arrijë standardet e BE-së dhe të garantojë një nivel më të lartë mirëqenieje për qytetarët e saj.
Takimet me pensionistët do të vazhdojnë në gjithë Shqipërinë për të diskutuar më tej reformën që synon të garantojë një pension të denjë për çdo qytetar./ CNA
Pas arrestimit të kreut të PL-së, Ilir Meta, me urdhër të ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, u arrestua ditën e djeshme me urd...
Ditën e djeshme, disa orë pas arrestimit të kreut të P...
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e SPAK-ut për krye...
Ditën e sotme, sipërmarrësit e biznesit në Pogradec janë m...
Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjy...
Gjykata e Apelit caktoi masën arrest me burg për Drita...
Të mërkurën do të mbahet seanca për masat e sigurisë n...
Duele spektakolare nga LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni evr...
CNA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK-ut për kreun e Par...
Detaje janë zbuluar nga zbardhja e dosjes hetimore të krye...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn...
Kryeministri Edi Rama në një takim me biznesmenët ka paral...
SPAK urdhëroi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ili...
Minatorët dhe pensionistët ditën e sotme kanë dalë në prot...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Pr...
Një ditë më parë, ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua ...
Një aksident ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, ku dy autom...
Sekretari i PL-së, Tedi Blushi, ka folur me një gjuhë kërc...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndaj ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...