Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Ditën e sotme, sipërmarrësit e biznesit në Pogradec janë mbledhur në takimin e tretë për të kundërshtuar aktin normativ, që i detyron këta të fundit të vendosin impiantet e ujrave të zeza për subjektet e hoteleri-turizmit.
Ata arsyetojnë se përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit është kryer investimi për shtrimin e rrjetit të ujrave të zeza, ndërsa i gjithë qyteti prej disa vitesh i përpunon ujërat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras.
Në këto kushte, për ta kjo është një kosto e panevojshme, e cila nuk jep asnjë impakt pozitiv, por vetëm dëmton biznesin.

"Ky takim me përfaqësues të bizneseve të qytetit u organizua si rezultat i penalizimit që na bën qeveria për mosvendosjen e pajisjeve të filtrimit të ujërave të zeza. Këtë problem e kemi diskutuar që në fillimet e saj, jo për të kundërshtuar nismën e qeverisë, por sepse në qytetin tonë mund të themi që është i zgjidhur me vendosjen e kolektorit që ka qyteti. Kapacitetet e tij përballojnë fluksin edhe në pikun e sezonit, por ajo që propozojmë është t’i japim zgjidhje reale problemit, duke u këshilluar edhe me ekspertë. Ne themi që duke vendosur sipas mënyrës së qeverisë, nuk ka zgjidhje për qytetin tonë.

Një pjesë e madhe e bizneseve janë penalizuar por kjo s'është zgjidhje e problemit. Vendosëm që t’ja bëjmë me dije dhe njëherë ministrisë problemin për të mos vendosur këto pajisje. Pajisjet janë në shifra shumë të larta dhe që dëmtojnë biznesin, nëse e vendosin bizneset që janë 5% e qytetit, 95% tjetër prapë do e ketë si problem. Bizneset kanë rënë dakord mos vendosin këto pajisje dhe nëse do të duhet të vendoset, patjetër atëherë do mbyllim bizneset", thotë një biznesmen.
Brenda kësaj jave, shumë prej bizneseve kanë marre gjoba që shkojnë mbi 20 milionë lekë, pasi nuk kanë respekuar këtë akt normativ. Ndërkaq, në takimin e sotëm ata kanë kërkuar që një përfaqësues i tyre të kryejë takim me kryeministrin dhe ministren përkatëse.

"30% e pjesëmarrjes këtu ka marrë gjoba, një ndër ta jam dhe unë, me gjobë 24 milionë lekë të vjetra. Nuk e shohim të arsyeshme të vendosim impiant, do jetë shkatërruese për qytetin që gjithë vija e liqenit ku kemi bizneset të kenë gropa. Edhe nëse e paguajmë, s'do i vendosim. Impiantet janë në bazë të kapaciteteve, fillojnë nga 15 mijë euro, ndërsa për një hotel siç jam unë shkon në 120-130 mijë euro. Nuk i përballojmë dot. Peticionin do e dorëzojmë te ministrja Balluku, Kuvendi, kryeministri Rama, Bashkia e Pogradecit", deklaroi një biznesmen.

"Ne jemi disa biznese të vegjël dhe vjen na thonë që vendosini impiant. Unë 30 metër katrorë kam, ku ta vendos? Pogradeci është sezonal, 2 muaj punojnë të gjithë", theksoi një tjetër.

Në një peticion, ata listuan kërkesat e tyre dhe nga ana tjetër paralajmëruan që nëse problematika e tyre nuk merr zgjidhje do të bëjnë bojkot total, duke mbyllur në shenjë proteste subjektet e tyre./ CNA
Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjy...
Gjykata e Apelit caktoi masën arrest me burg për Drita...
Të mërkurën do të mbahet seanca për masat e sigurisë n...
Duele spektakolare nga LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni evr...
CNA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK-ut për kreun e Par...
Detaje janë zbuluar nga zbardhja e dosjes hetimore të krye...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn...
Kryeministri Edi Rama në një takim me biznesmenët ka paral...
SPAK urdhëroi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ili...
Minatorët dhe pensionistët ditën e sotme kanë dalë në prot...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Pr...
Një ditë më parë, ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua ...
Një aksident ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, ku dy autom...
Sekretari i PL-së, Tedi Blushi, ka folur me një gjuhë kërc...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndaj ...
Një banesë është shkrumbuar krejtësisht nga zjarri në fsha...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, u arrestua më d...
Pa dyshim që përdorimi i pajisjeve elektronike në të shumt...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në lidhje me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...