Ikën “Aleat"/ Zbardhet vendimi i Qeverisë, krijohet kompania shtetërore për prodhimin e pasaportave
Qeveria ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare për pro...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit.
Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, teksa i dha titullin, tha se Veliaj po jep shembullin e një drejtuesi modern që ka transformuar Tiranën.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj u zotua se do të kontribuojë më shumë për qytetin e Prizrenit, teksa tha se është i nderuar dhe se duhet punuar bashkë për qëllime të përbashkëta.
“Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndiej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art, unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Komunës së Prizrenit e vlerësoi Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për transformimin e Tiranës. Shaqir Totaj tha se punët e mira të përbashkëta sapo kanë filluar, teksa u shpreh se ajo që i pret përpara është akoma më e madhe.
“Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Kosovë, në Prizren dhe kudo në Shqipëri. E keni parë Tiranën si është transformuar. Kur jemi takuar me Erionin vitin e kaluar jemi dakorduar që do të bëjmë shumë punë të mira. Ato punë të mira vetëm sa kanë filluar. Kemi binjakëzim të dy shkollave të muzikës. Kemi pasur gara sportive mes shkollash. Po ashtu, kemi pasur një festë madhështore me rastin e Lidhjes së Prizrenit vitin e kaluar. Ajo që na pret është akoma më e madhe. Do promovojmë bashkëpunimin mes qyteteve”, tha Totaj./CNA.al
Qeveria ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare për pro...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka uruar Pavarësin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mediave që t...
Zëvendeskryeministrja Belinda Balluku, ka vëzhguar nga afë...
Nga Prekazi historik, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tir...
Jeton Lami ka folur në lidhje misterin Ervis Martinaj. Kë...
Presidenti Bajram Begaj, nga seanca solemne në Parlamentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka uruar Pavarësinë e Kosovës ...
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, nga Ko...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në...
“Top Channel” apo Top-inceneratori, korrupsionin e sheh nd...
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares s...
Gazetari Arian Çani shfaqi shqetësimin lidhur me mungesën ...
Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, i cili cilësohet ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka uruar 15-v...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje nga ud...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 15-vjetorin ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se Ervis ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni ka treguar një listë të zonave të ...
Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...