Publikohet teza e Gjuhës së Huaj/ Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin
Sot 27 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Gjuhës...

Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve në qytetin turistik të Sarandës parashikohet t’i kushtojë bashkisë 1.3 milionë euro për 12 muaj.
Kjo e fundit çeli një procedurë prokurimi duke vendosur kushte për kontraktorët lidhur me shërbimet që duhet të kryejnë, si dhe oraret në të cilat duhet të bëhet kjo duke pasur parasysh edhe sezonin.
Konkretisht shërbimi është i ndarë në dy periudha tetor-maj dhe qershor-shtator duke mbajtur parasysh pikërisht edhe sezonin turistik.
“Në mënyrë që të realizojmë nevojat e territorit me shërbimin e pastrimit, duke pasur parasysh specifikat që ka Bashkia Sarandë shërbimet janë organizuar dhe llogaritur për dy periudha. Periudha e parë është ajo që përfshin kryerjen e shërbimit gjatë muajve tetor – maj dhe periudha e dytë qershor – shtator”, thuhet në specifikimet e bashkisë.
Lidhur me oraret e shërbimit bashkia specifikon se grafikët për largimin e mbeturinave që do të paraqiten për miratim, duhet të përgatiten në mënyrë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 19:00, me qëllim që në orën 7:00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.
“Ndryshimet në orarin e operimit dhe përfundimit të shërbimit në zonë, do të pranohen vetëm për shkak të pamundësisë objektive të kryerjes së shërbimit të parashikuar si dhe në rastet e ndryshimit të orarit për rrugët tregtare, por gjithmonë pasi të jenë verifikuar dhe miratuar zyrtarisht nga autoriteti kontratues, ndryshimet në Grafikun e Punimeve”, thuhet në dokument.
Bashkia, që në këtë rast është autoriteti kontraktor, nënvizon se ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 471 kontejnerëve me volum 1.1 m3, brenda zonës së kontraktuar dhe 50 kontejnerëve plastikë 0.25 m3, 60 kontejnerë 0.05 m3 si dhe 350 kontejnerë metalikë 0.25 m3. Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 471 zbrazje kontejnerësh/ditë.
Kompania që do të lidhë kontratën pas përfundimit të procedurave të prokurimit do të duhet që përveç mbledhjes, grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në landfillin e Bajkalit të kujdeset gjithashtu për fshirjen e rrugëve të qytetit si dhe larjen e rrugëve dhe shesheve./ Revista Monitor
Sot 27 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Gjuhës...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
SPAK ka kryer një tjetër operacion antidrogë ku raportohet...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në nisje të këtij...
Ish-deputeti Selami Jenishehri ka folur për ndeshjen Shqip...
Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme rreth 27.000 maturantë do t’i nënshtrohe...
Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mu...
Liri Berisha, mjekja dhe bashkëshortja e kryedemokratit Sa...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Serbin...
Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025...
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysen...
Sot në mesditë, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administr...
Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e punës për nj...
Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Blloku...
Në Darëzezë është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit. CNA...
Ditën e sotme është hedhur shorti për trupën gjykuese që d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se klani "Tropl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...