EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti.
Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët 'Ibrahim Rrugova' – 'Nikolla Tupe' – 'Sami Frashëri' - 'Brigada VIII'(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.
Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku.
“Blloku aksesohet nga rruga kryesore 'Ismail Qemali', e cila lidhet me bulevardin kryesor të Tiranës, 'Dëshmorët e Kombit', në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me bulevardin 'Bajram Curri' përmes rrugëve 'Ibrahim Rugova', 'Vaso Pasha' dhe 'Sami Frashëri', si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën 'Ismail Qemali', të cilat janë: rruga 'Brigada e VIII', 'Pjetër Bogdani' dhe 'Nikolla Tupe'.
Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga 'Ismail Qemali', 'Pjetër Bogdani', 'Brigada VIII', 'Vaso Pasha' dhe 'Sami Frashëri' vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura”, thuhet në raport.
‘Walk 21’, Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut
Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.
Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:
• Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,
• Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,
• Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,
• Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,
• Rrugët do të jenë multifunksionale.
Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:
• Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,
• Eliminimi i parkimeve anësore,
• Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,
• Propozimi i elementeve urbane që do t’u shërbejnë këmbësorëve.
Rruga ‘Ismail Qemali'
Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.
Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.
Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rrëshqitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.
Rruga ‘Brigada VIII', ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’
Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.
Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuaret zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri)./ Revista Monitor
Në Darëzezë është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit. CNA...
Ditën e sotme është hedhur shorti për trupën gjykuese që d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se klani "Tropl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hë...
Mitropolia e Shenjtë e Korçës ka dhënë lajmin e hidhur për...
Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëv...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Igna...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet n...
E marta shënon nisjen e provimeve të Maturës Shtetërore pë...
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të diel masën e sigurisë “a...
Këtë të diel u përkujtua 11-vjetori i Shërbesës së Shenjtë...
Sot më datën 1 Qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Kri...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndërtuar në ambientet e restor...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbo...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë sot me dije s...
“Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin...
Javën e ardhshme, në datat 3-7 qershor, nis regjistrimi i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...