
Partia e Lirisë ka akuzuar Erion Veliajn se u ka vjedhur shqiptarëve 45 milionë euro për 7 vitet e kaluara dhe nuk do të ndalet edhe për të paktën 3 vite të tjera.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, në një deklaratë tha se mungesa e transparencës së bashkisë në raport me destinacionin e parave të vjela nga taksa e arsimit, është vetëm tregues i vjedhjes së parave të qytetarëve të Tiranës.
Ajo tha se me standardin evropian, Bashkia e Tiranës duhej të kishte ndërtuar mbi 40 shkolla të reja, por me standardin e vjedhjes së Erion Veliajt, me 45 milionë euro ndërtohen vetëm 9 shkolla.
Deklarata e plotë:
Erion Veliaj i vodhi shqiptarëve 45 milionë euro për 7 vitet e kaluara dhe nuk do të ndalë edhe për të paktën 3 vite të tjera.
Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, që Erion Veliaj e ktheu në taksë të përhershme, ka mbi 7 vite që vilet nga bashkia e Tiranës, por shërbimi i marrë mbrapsht për këtë taksë, është shumë larg asaj që pritej të realizohej në kohën kur u vendos taksa.
Erion Veliaj premtoi se me paratë e arkëtuara nga kjo taksë, do të përmirësonte infrastrukturën arsimore të shkollave publike në Tiranë, por ne të gjithë jemi dëshmitarë që shkollat publike të Tiranës janë në gjendje skandaloze: ngrohja nuk ekziston edhe pse jemi në vitin 2023, laboratorët janë një fjalë e huaj për fëmijët tanë dhe mësimi me turne të dyta e të treat vijon ende sot e kësaj dite.
Në studimin e fizibilitetit të sjellë në kohën që implementohej taksa e përkohshme e arsimit, flitej për rreth 40 shkolla publike të cilat do t’i nënshtroheshin transformimit, por nga investigimet e kryera nga mediat, rezultojnë se vetëm 9 prej tyre janë ndërtuar ose rikonstruktuar.
Mungesa e transparencës së Bashkisë në raport me destinacionin e parave të vjelura nga taksa e arsimit, është vetëm tregues I vjedhjes së parave të qytetarëve të Tiranës.
Kur pyetet se ku kanë shkuar këto para, Erion Veliaj na tregon përralla me suksese imagjinare, duke përfshirë si meritë e tij edhe shkollat që janë ndërtuar apo rikonstruktuar me paratë e donatorëve të huaj.
E meqënëse jemi këtu, i rikujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se një shkollë me kapacitet të lartë nxënësish, e ndërtuar nga e para nga donatorët e huaj, nuk shkon më shumë 900.000 Euro, ndërsa po i njëjti volum punimesh, në dorën e çakallit të vjedhjes, kap vlerën e rreth 4 milionë euro.
Me standardin europian, Bashkia e Tiranës duhej të kishte ndërtuar mbi 40 shkolla të reja, por me standardin e vjedhjes së Erion Veliajt, me 45 milionë euro ndërtohen vetëm 9 shkolla.
E si të mos mjaftonte kjo vjedhje 7 vjeçare, pa asnjë justifikim, studim apo transparencë, Erion Veliaj kërkon të marrë edhe për 3 vite të tjera para nga kjo taksë, duke vjedhur në mënyrë të vazhdueshme banorët e Tiranës.
Mungesa e transparencës nga Erion Veliaj, tregon frikën e tij nga hajdutëria dhe abuzimi i përditshëm me taksat e qytetarëve.
Këshilltarët e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie e do të ndjekim të gjithë rrugën e nevojshme ligjore për t’Ju informuar se ku shkojnë paratë e qytetarëve të Tiranës./ CNA
Pasi Hillary Clinton u përpoq të kritikonte Presidentin Vl...
Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prang...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukësit, Ibsen Elezi, ka ...
Të mërkurën, Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale njoftimi...
Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar se Ministria e Finan...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, në një deklaratë për m...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, në një deklaratë për media...
Analisti Ilir Kulla u shpreh në emisionin "Now" në "Eu...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm, ka publikuar...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë “bombë” m...
Disinformimi gjinor mbetet një nga problemet më shqetësues...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Agest Kopellaj, të cilin e shihni në fotot e mëposhtme...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim...
Gazetari, Ferdinand Dervishi përmes një postimi në rrj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se po...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e SPAK dhe ka lënë në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Serbia shpal...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektive po...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...