
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar pas deklaratës së bashkëshortit të pastrueses, Rozeta Dobi.
Spartak Dobi një ditë më parë ka filur publikisht për ngjarjen ku është e përfshirë bashkëshortja dhe djali i tij, dhe ndër të tjera ka përmendur edhe emrin e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Sot, Ministri i Drejtësisë, ka thënë se Spartak Dobi e ka shpikur takimin që ai pretendon se kanë pasur bashkë.
Sipas Manjas, gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet por është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.
“E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë”, ka shkruar Manja në rrjete sociale.
Reagimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë
Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.
Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.
Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.
E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.
Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve./CNA.al

Avokati Spartak Ngjela përveç opinioneve për ngjarjet ...
Pas emërimit të Altin Dumanit në krye të SPAK, janë bërë e...
Sot shënohen 19 vite tragjedia e 9 janarit të vitit 2004,...
Të shtunën e kaluar opinioni publik është shokuar nga vepr...
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në të gjtha akset...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e së hënës në vendi...
Policia e Shtetit njoftoi dy ditë më parë, në 6 janar,...
Pas denoncimit të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiran...
Alda Klosi është zyrtarja e tenderëve, së cilës në dhj...
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka kujtuar protestën e 8 j...
Sot, një vit më parë, Lulzim Basha, në atë kohë kryeta...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në konferencën për...
Holanda i ka kërkuar Shqipërisë që të përmbahet nga zb...
Teksa ka folur për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një konferen...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar protesta...
Afro 3 muaj para fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 ...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se problemi më...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për...
Ambasada britanike në Tiranë u ka bërë apel shqiptarëv...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...