web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit Lekaj-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian

15 Nëntor 2022, 18:10, Aktualitet CNA
Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit
Foto ilustruese

Ministria e Infrasktrukturës ka shpallur fituesin e garës së hapur ndërkombëtare për transformimin e autostradës Lekaj Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko Jonian.Ministria e Infrastrukturës, në përfundim të garës së hapur ndërkombëtare, ka shpallur fitues të këtij segmenti, bashkimin e 8 kompanive shqiptare të kryesuara nga kompania e ndërtimit Fusha.

Një nga investimet më strategjike për zhvillimin e turizmit.  Ky është një investim që do të sjellë një lëvizje më të madhe drejt Jugut të vendit në lidhje me turizmin.Korridori Adriatiko Jonian ndryshe i quajtur dhe Korridori Blu, duket se tashmë po fillon hapat e sigurt.

Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në prezantimin e projektit

Pas segmentit Kashar-Thumanë, tashmë një tjetër segment do t’i japë një frymë të re jugut të vendit, do të rrisë shpejtësinë e lëvizjes së mallrave të njerëzve, do t’i jap një  fluks të madh turizmit në aksesin nga veriu në jugun e vendit.Ky segment është i gjatë 46 km dhe është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe pritet që falë këtij investimi të transformohet autostrada duke krijuar një standart të ri, si ai i segmentit Fier-Vlorë.

Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit
Segmenti, foto ilustruese

Parashikohet që autostrada të zgjerohet në kategorinë B, mbyllja në të dy anët e saj me guardriela mbrojtëse, duke eliminuar hyrje-daljet vend e pa vend dhe aksidentet e shumta që kanë ndodhur deri tani.Të gjitha rrethrrotullimet në segmentin Rrogozhinë-Lushnje dhe kryqëzimet në kuotë në segmentin Lushnje-Fier do të eliminohen tërësisht dhe për këtë është parashikuar transformimi i tyre në nyjë me standard si mbikalime apo nënkalime për automjetet dhe këmbësorët.

Numri i këtyre veprave të reja mbikalimesh apo nënkalimesh, sipas projektit paraprak, llogaritet në rreth 20 të tilla në 46 kilometrat e saj. Projekti parashikon dhe ndërtimin e disa kilometra autostradë të re si rezultat i eliminimit të kthesave që nuk përshtaten me standardin e kërkuar, si dhe disa ura të reja përfshirë dhe atë mbi lumin Shkumbin për rrugën dytësore.

Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit
Foto i ilustruese, segmenti

Ky bashkim operatorësh do të ndërtojë rreth 90 km rrugë të reja me nga 2 korsi. Rrugët dytësore do të lidhin zonat e banuara në të gjithë gjatësinë dhe nëpërmjet mbikalimeve do të lidhen me njëra-tjetrën të dy krahët e autostradës.

Nga ky investim, asnjë banor nuk do të jetë i detyruar të paguajë për qarkullimin. Gjithashtu, parashikohet që pagesa për përdoruesit e autostradës do të vendoset vetëm pasi të jenë ndërtuar rrugët paralele dhe mbikalimet që bëjnë të mundur qarkullimin e të gjithë banorëve të zonave në të gjithë gjatësinë e kësaj autostradë.

Vlera që do të investojnë 8 kompanitë shqiptare do të jetë 320 milionë euro dhe do ta operojnë për 35 vjet për t’ia transferuar shtetit në përfundim të kontratës. Pagesa për kalimin në trupin e autostradës do të jetë 0,040 euro për kilometër dhe do paguhet për aq kilometra sa do të përdoret nga automjetet ndërsa automjetet që do ta përdorin në të gjithë gjatësinë prej 46 kilometrash do të paguajnë 1.84 euro.

Një nga investimet më strategjike/ Shpallet fituesi i segmentit

Transformimi i kësaj autostradë bashkë me ndërtimin e të gjithë rrugëve dytësore dhe veprave të artit, do të realizohet vetëm për 30 muaj, sipas propozimit të konsorciumit të 8 kompanive shqiptare.

Ministria e Infrastrukturës është në fazë shqyrtimi të ofertave të kompanive për ndërtimin e autostradës Kashar-Pezë-Lekaj me një vlerë investimi prej 475 milionë euro dhe të asaj Milot-Thumanë me vlerë 45 milionë euro, të cilat bashkë me koncensionin e Kashar-Thumanë që po ndërtohet nga kompania Gener 2, mbyll të gjithë gjatësinë me autostradë të kategorisë së lartë nga Miloti deri në Fier./ CNA.al





Lajmet e fundit nga