web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshohet për vjedhjen brenda një kishe në Korçë/ Policia zbardh detajet e para

15 Nëntor 2022, 10:55, Aktualitet CNA

Dyshohet për vjedhjen brenda një kishe në Korçë/

Mëngjesin e sotëm dyshohet se në një kishë në Korçë, është vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit në bulevardin "Republika".

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.11.2022, rreth orës 07:30, në bulevardin "Republika", Korçë, dyshohet se është vjedhur një shumë e vogël parash, në një objekt kulti (kishë).

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë pasi edhe vitin e shkuar (2021) është vjedhur një shumë parash në kishën "Ringjallja e Krishtit”./CNA.al





Lajmet e fundit nga