Vjosa, Park Kombëtar/ Ekspertët zhvillojnë vizitë studimore
Gjatë programit pesë-ditor në basenin e Vjosës, eksper...

Nisi sot viti i ri akademik edhe për studentët dhe kursantët e Akademisë së Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, e cilësoi Akademinë e FA-së një nga projektet prioritare të Ministrisë së Mbrojtjes që po avancon në bashkëpunim edhe me partnerin strategjik, SHBA.
Peleshi uroi studentët dhe stafin pedagogjik për një vit të mbarë, ndërsa njoftoi edhe investimin e ri që po kryhet në mbështetje të Akademisë së FA.
“Po punojmë për ndërtimin e kampusit të ri të AFA me të gjithë parametrat. Është duke përfunduar master plani, aty ku sot është Batalioni i Mbështetjes, kemi në përfundim procedurat për lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit të godinës së parë. Jam i bindur që në rajon do të jetë projekti më i mirë, më i bukur dhe më i plotë”, u shpreh ai.
Në situatën e re të sigurisë, Peleshi tha se sfidë është edhe ngritja e nivelit të kërkimit shkencor.

“Ne duam ta bëjmë AFA realisht avangardë të mendimit shkencor, të dijes, të karakterit. Synojmë që të përgatisim këtu ekselencën karakteriale, por edhe të dijes shqiptare, të japim shembujt dhe modelin më të mirë të patriotëve të vërtetë me vepra dhe jo me fjalë. Ne po ndërtojmë qendrën e Inovacionit, e cila po merr jetë dhe shumë shpejt do të jetë funksionale”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
Sipas Peleshit, teknologjia duhet të jetë fjala kyçe e ristrukturimit të Akademisë së FA, duke përmendur këtu faktin se për pak muaj Shqipëria do të ketë një flotë dronësh të teknologjisë së fundit për botën ushtarake, por edhe civile, të cilat do të përdoren si burim informacioni për shërbime të ndryshme të institucioneve të vendit.
Ministri theksoi se brenda FA nga prej 1 viti ka filluar programi i masterit të sigurisë kibernetike, një disiplinë që është bërë e së tashmes, për shkak edhe të sulmit kibernetik, nga i cili u prek vendi ynë.

“Duhet t’i kontribojmë sistemit të sigurisë kibernetike, si pjesë e sigurisë kombëtare edhe ne si institucion i edukimit ushtarak duke prodhuar ekspertë, specialistë të kësaj fushe. Kemi shpallur 7 vende pune për specialistë të sigurisë kibernetike dhe më vjen mirë që ka shumë interes”, bëri të ditur ministri Peleshi, duke shtuar se qeveria ka miratuar paga speciale për këtë sektor.
Në nisje të vitit të ri akademik Ministri i Mbrojtjes prezantoi edhe Komandantin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bilbil Bitri. Në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, studentë, kursantë si dhe stafi pedagogjik i AFA./ B.A. - CNA.al
Gjatë programit pesë-ditor në basenin e Vjosës, eksper...
Policia e shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zh...
Analisti Artur Zheji ka thënë se SPAK-u nuk ka dhënë shenj...
Avokati Spartak Ngjela ka lëshuar kritika ndaj SPAK-ut, që...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që Klement Çala, një nga aut...
Gjatë kontrollit në shtëpinë e personit që dyshohet se ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes me drejtuesit e ...
“Problemi i energjisë elektrike është një çështje madhore,...
Pas përfundimit të komunikatës me mediat, kreu i PD-së ka ...
Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po...
Tri ditë më parë Lefter Kokës iu rrëzua nga GJKKO kërkesa ...
Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor ...
Ervin Salianji, ka arritur ta shtyjë sërish ditën e burgut...
Prej kohësh tashmë është hedhur në diskutim nëse duhen lej...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg shtetasin Aqif Bezati,...
Paraditen e sotme rreth orën 11:30 dyshohet se një zonjë 6...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ish-ministri Lefter Koka, prej 10 muajsh ka qëndruar në pa...
Ervin Salianji, i cili edhe sot ka mundur t’i shpëtojë për...
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, i njohur nd...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...