web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

12 Prill 2025, 16:51, Aktualitet CNA

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e Llazarit, Ngjallja e Llazarit.

Në këtë datë është dita e emrit për të gjithë ata që quhen  Llazar, Lazar, Lazaria, Llazi, Lazi, Llazo, Lazarion, Lazariona, Lazri, Galinia, Harisa, Hara, Kalia, që mbajnë emrin dhe festojnë në nderim të shën Llazarit dhe dëshmoreve, që kremtojmë sot.

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Me këtë rast, sot u mbajt Liturgjia Hyjnore nga Kisha e Ungjillëzimit në Tiranë.Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Fjala e mbajtur nga Episkopi i Krujës,  Hirësi Anastasi në të Kremten e ngjalljes së Llazarit në kishën e "Ungjillëzimit" në Tiranë:

“Gëzuar dhe Përshumëvjet,

Veçanërisht ata që festojnë sot, në Ngjalljen e Llazarit.

Do të doja që duke ikur nga Kisha sot të mbajmë mend një episod nga Ungjilli i Sotëm.

“Atëherë kur Zoti shkon gati përpara varrit të Llazarit dhe Motra e Tij e kupton se ai do që të  bënte atë që ajo nuk e mendonte, të hapte varrin e Tij, i thotë: Qelbet tani, se ka 4 ditë në varr”.

Dhe aty Ungjillori na thotë një fakt tjetër: “Shënoni se Zoti qau sepse dëgjoi që krijesa e tij, të cilin e krijoi përjetësi, ka vdekur dhe tashmë qelbet brenda në varr.”

 Dhe duke kaluar Kreshmën e Madhe, e cila është edhe ajo një lot i tillë, me fuqi shumë herë më të vogël sesa loti i Zotit. Ne i kemi ardhur sot të ndërgjegjshëm për gjendjen në të cilën jemi. Pas rënies në mëkat, për natyrën e prishur të gjindjes sonë edhe shpresojmë që Zoti para varrit të Llazarit ta mundi vdekjen edhe në Pashkë tonë, Kreshmën e Madhe.

Qau Zoti përpara varrit të Tij, si njeri dhe si Perëndi dhe ky lot ishte lot Perëndi-Njeriu. Qau për mikun e Tij. Është një ndjenjë normale, njerëzore. Qau gjithashtu për gjendjen Tonë, për Krijesën e Tij, të cilin e krijoi që të jetë e përjetshme që të jetojë në Parajsë të Perëndisë, sipas Hirit edhe sot gjendet në varr.

Dhe pastaj dëgjojmë fjalët që thotë: “Llazar, dil jashtë nga varri”. Dhe kjo është një dëshmi që na jep neve sigurinë se fjalën e fundit në histori nuk e ka vdekja, por e ka Zoti, i cili do të ngjallë veten e Tij dhe të na marrë Ne ashtu siç tregohet në Ikonën e Ngjalljes. Të gjithë do të shkojmë në qiell, me të, te Perëndia dhe ne sipas Hirit, por kjo nuk bëhet pa pendimin tonë, nuk bëhet pa përpjekjen tonë, jo se nuk e bën dot Perëndia, sepse Perëndia bën çdo gjë. Por nuk bëhet sepse ne duhet ta duam atë që bëjmë. Dhe sot po të shikoni në Ungjillin që lexuam, Zoti nuk i ndërmerr hapar në mënyrë të menjëhershme. Por ai pret disa gjëra nga njerëzit që janë aty rreth e rrotull. Pret nga Motra e llazarit që t’i thotë: ”Po të ishe këtu ai nuk do kishte vdekur”.

Pra, kjo është një dëshmi se ata besonin në Ngjallje dhe Ai nuk e hap vetë gurin e varrit, ashtu siç mund të bënte se ishte Perëndi. Por priste që Ata që ishin Aty rreth e rrotull ta hapnin atë, sepse Perëndia na krijoi sipas Ikonës së Tij, sipas Shëmbëllesës së Tij dhe kjo so të thotë se na krijoi të Lirë.

Dhe Ai nuk e dënon lirinë Tonë. Ai është i pari që e krijoi dhe nuk e dhunon atë. Pra, deshi që, e pret Ai që ne të bëjmë hapin e parë. Ne të pendohemi. Ne të qajmë hidhur për Mëkatet Tona. Dhe pastaj nuk ka më vend për dëshmi për dëshpërim.

Është e sigurt që Ai që mundi vdekjen, mund të mundë çdo mëkat që e solli atë dhe ta na marri me vetë në Parajsë.

Kështu pra, në kohën e Pendimit, ta shoqërojmë Zotin nesër në Jerusalem dhe të bëhemi pjesë e besimeve të tij, për të cilat ishim shkak, sepse vetëm kështu do të bëhemi të denjë e të festojmë bashkë me të Ngjalljen e Tij. Gëzuar dhe Përshumëvjet. Një Javë të Madhe të Shenjtë të Mbarë e të Bekuar!”./CNA

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

Ngjallja e Llazarit/ Mbahet Liturgjia Hyjnore në Kishën e

 





Lajmet e fundit nga