Mbledhja e Këshillit të Sigurimit/ Shqipëria abstenon projektrezolutën e Rusisë
Shqipëria ka abstenuar në lidhje me projektrezolutën e par...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot homologun e Francës, Emmanuel Macron, si dhe delegacionin që e shoqëron.
Për presidentin kjo vizitë është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, pasi është vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës në Shqipëri.
Përgjatë takimit kokë më kokë, Presidenti Begaj nënvizoi se vizita e Macron demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë, dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e bisedimeve me Presidentin Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit.
Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.
Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të dekurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës.
“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian.”
Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.
Presidenti Begaj shprehu kënaqsinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë.
“Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë,” – tha në një mesazh të shpërndarë për mediat Presidenti Begaj./ CNA
Shqipëria ka abstenuar në lidhje me projektrezolutën e par...
Krerët e Qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndim...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në Pr...
Gazetari Artan Hoxha foli për censin e popullsisë në z...
Diplomati, Agim Nesho thotë se nga Samiti i Procesit t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Samiti i ...
Mbrëmjen e kësaj të hëne u regjistrua një sulm terrori...
Të gjithë sytë e botës kanë qenë këtë të hënë nga Shqi...
Në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama ka prit...
SPAK ka vendosur nën hetim dy kryebashkiakë të tjerë të dy...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Policia ka zhvilluar një operacion këtë të hënë në Sarandë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka thuru...
Piramida e Tiranës ka çelur zyrtarisht dyert mbrëmjen ...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aer...
Në Piramidën e transformuar të Tiranës janë ndezur dritat....
Fjalimi i kryetarit të AADF Michael D. Granoff, në ceremo...
“Anëtarësimi në 20230 është shumë herët apo shumë vonë?” ...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, Olaf Sch...
Kryeministri Edi Rama u shpreh falenderues ndaj kancelarit...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...