web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në shërbim të 1.2 milionë qytetarëve”/ Rama: Vijojmë pa ndalur investimet në Shëndetësi

9 Janar 2023, 14:26, Aktualitet CNA
“Në shërbim të 1.2 milionë qytetarëve”/
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vijojnë investimet në shëndetësi, ku së shpejti do të jenë gati në shërbim të qytetarëve dhe 40 qendra shëndetësore.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thekson se, nga fillimi i programit kombëtar i rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve.

“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, ka shkruar Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga