web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimi i fashave të tarifimit për energjinë/ Verdho: Preken vetëm 7% e familjeve

7 Shtator 2022, 22:55, Aktualitet CNA
Ndryshimi i fashave të tarifimit për energjinë/ Verdho: Preken
Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho

Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho, ka folur mbrëmjen e sotme për ndryshimin e fashës së tarifimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë.

Verdho tha në "Klan News" se vendimi që hyn në fuqi prej 1 tetorit, prek vetëm 7% të familjeve shqiptare.

“Në 800 kilovatë/orë energji të harxhuar në muaj, në një familje mbi mesataren, janë 93% e abonentëve në OSHE, pra vetëm 7% janë ata që harxhojnë përtej fashës, pra janë ata që kanë mundësi financiare të paguajnë. Janë ata që kanë shtëpi të mëdha,  kondicionerë të fuqishëm mbase dhe sauna”, u shpreh ai, ndërsa foli edhe për situatën hidrike në vend.

“Shtatori erdhi më një kuotë nën 270, është një kuotë 2 metra nën mesataren shumëvjeçare të bursës, por është një kuotë që nuk ka qenë kurrë në KESH në një vit të thatë. Pra menaxhimi që KESH-i i ka bërë rezervës hidrike nëpërmjet alternimit të importit dhe çdo pike uji në kaskadë, ka qenë i frytshëm. Kriza na ka diktuarr shumë dritatre të hapura për të parë se si do menaxhohet kjo dhe detyrimin për shërbimin publik, nga 1 Janari KESH-i është i ngarkuar me furnizimin e OSHE-së”, theksoi Verdho./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga