web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Janë risk, fat e sukses”/ Ngjela, pro basteve: Lëreni moralin komunist, nuk mbyllen kazinotë

7 Shtator 2022, 22:35, Aktualitet CNA
“Janë risk, fat e sukses”/ Ngjela, pro basteve: Lëreni
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje me emisionin “Open”, është shprehur pro basteve.

Ngjela tha se të duash të ndalosh bastet, është të kesh një ideologji komuniste, e cila kishte frikë nga pushteti i parasë.

‘Politika është mobilitet permanent kjo ndodh në të gjithë botën. Lëvizje permanete mohon çke thënë se mendon se kjo është më e mirë. Edhe në këtë skenën që po dëgjoj ka mendime komuniste. Pse nuk pyesim pse nuk e linte komunizmi bixhozin? Nuk e kishte me bixhozin, nuk pranonte forcën e madhe të parasë. E mbani mend sa forcë ka pasur paraje te ne? Aspak se s’kishe ç’bleje. Bastet e bixhozi janë e njëjta gjë.

Nëse i referohemi Oksfordit, bastet janë rrisk fat e sukses.

Kur janë hequr bastet nuk jam shprehur në shtyp por e kuptova që ishte natyrë e vjetër. Bastin e krijon paraja jo individi, ai do fitimin. Shteti nuk mund të thotë që fakti që nuk e kontrollon më bëj ta ndaloj. Kur nuk e kontrollon thyej qafën e ik.

Këta nuk kanë fuqinë e burrit shtet që thotë bëmë gabim që e ndaluam se 1, 2, 3.
Këta nuk flasin. Dëgjuat cili ishte shkaku pse u pushuar drejtori i policisë? Kryeministri nuk dha shkak si mund ta shkarkosh një njeri me atë post pa shkak. Neser do thonë e hoqëm se ishte kundër bixhozit.
Kriticizmi që i është bërë basteve, janë të gabuara.

Shteti humbte 48 milion dollarë në vit ndaj e ka kritikuar që atëherë. lëreni moralin komunist dhe njeriun e ri. Ato nuk kontrollohen nga shteti por sistemi gjyqësor, ka apo vjedhje apo spekulim. Kemi një ligj për bastet e bixhozin, duhet të jetë i kontrolluar nga i gjithë syri i shtetit. Nuk mbyllen kazionot se nuk i kontrollon dot kryeministri, në këtë rast ikën kryeministri”, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga