
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale pas bërjes publike të lajmit se ai është marrë sërish i pandehur nga SPAK-u, por kësaj here për një tjetër akuzë, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së Bukës.
Ai e konsideron këtë lajm si një vërtetim të asaj që ai ka thënë më herët se “ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë 'delen e zezë', përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë”.
Si shkruan se goditja politiko-juridike ndaj tij duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.
Ai paralajmëron se detajet për këtë dosje e të tjerat, do të paraqiten në një kohë të shpejtë.
Ai e përfundon fjalën e tij duke thënë se ndoshta "të vërtetit" i duhet një zhurmë tjetër!
Postimi i plotë:
Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.
Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë "delen e zezë", përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.
Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.
Cili është thelbi i asaj dosje?
Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.
Nuk habitem më nga asgjë. Që nga "faktet" e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.
Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???
“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë...përkohësisht.
Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej
fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.
Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.
Ndoshta "të vërtetit" i duhet një zhurmë tjetër!/ CNA
Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është për...
Zjarri i madh ka përfshirë këtë të diel fshatrat Babic...
Një 22-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i banesës. Ngj...
Shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja në spitalin e T...
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri...
SPAK ka marrë të pandehur sërish Arben Ahmetajn në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirje për solidariz...
Nisur nga situata në Izrael Ministria për Evropën dhe Punë...
Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ditën e djeshme, në...
Një 21-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk dihet ...
Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megao...
106 tifozë të ekipeve të futbollit KF Tirana dhe KF Vllazn...
Një 56-vjeçar në Belsh ka rënë në prangat e policisë p...
Prokuroria e Fierit ka reaguar lidhur me një protestë të o...
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrë...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësa...
Ish-Prokurorja Elizabeta Imeraj ka sjellë dhe një herë në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar pas bërjes publike të ...
Ish-Prokurorja e Krimeve të Rënda në Tiranë, Elizabeta...
Kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian nga shtet...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...