EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.
Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 10 maj 2024.
Ky vendim erdhi në vijim të procedurës së hetimit paraprak, që filloi në fillim të vitit 2024, pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi problematikat në zgjedhjen e ofrimit të shërbimit të internetit pranë komplekseve të pallateve në kryeqytet.
Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se në rezidencat e banimit në Tiranë, ndërmarrjet e administrimit menaxhojnë infrastrukturën e shërbimit të internetit. Për më tepër, këto ndërmarrje bëjnë lidhjet me kompanitë e ofrimit të shërbimit të internetit dhe banorëve të cilët duan të përfitojnë këtë shërbim. Në të tilla kushte, ndërmarrjet e administrimit kanë ndikim në tregun e ofrimit të shërbimit të internetit në rezidencat ku ata operojnë.
Nga informacioni i administruar nga ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin e internetit, është evidentuar se ekzistojnë problematika për kufizimin e aksesit nga ndërmarrje të tjera të administrimit në rezidencat e banimit në qarkun e Tiranës.
Nga hetimi paraprak, janë evidentuar raste tipike të abuzimit me pozitën dominuese përkatëse nga disa shoqëri administrimi. Abuzimet përfshijnë mosdhënien e aksesit në mjediset e përbashkëta për operatorët e interesuar, apo aplikimi i kushteve dhe tarifave të ndryshme, për operatorë të ndryshëm. Disa kompani të ofrimit të shërbimit të internetit në procedurën hetimore janë shprehur se nuk lejohen të vendosin infrastrukturën e tyre dhe të ofrojnë shërbim në disa rezidenca banimi.
Duke u nisur edhe nga fakti se disa nga ndërmarrjet e administrimit kanë aksionarë të përbashkët me kompanitë e shërbimit të internetit e internetit, ushtrojnë veprimtarinë në të njëjtën rezidencë banimi, duke sjellë kështu një integrim vertikal, për Autoritetin e Konkurrencës ngrihen dyshime që në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit mund të këtë shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.
Monopolet e ofrimit të shërbimit të internetit me linja fikse nuk janë të rralla në godinat e banimit në Tiranë. Shpeshherë, vetë firmat ndërtuese ose kompanitë e administrimit japin të drejtën e vendosjes së infrastrukturës së lidhjes për një ofrues të vetëm shërbimi, duke penguar kompanitë e tjera. Një praktikë e tillë iu heq banorëve e pallateve mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron t’i marrin shërbimet e komunikimit fiks, si internet, IPTV apo telefoni nga një ofrues i vetëm shërbimi./ Revista Monitor
OKB ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri për besimin në in...
Akuzat ndaj Olsi Ramës kanë qenë një nga temat që krye...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën për “RAI3” është...
“RAI 3” po rikthehet sot me një tjetër emision special në ...
Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar ...
Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League,...
Mbrëmjen e sotme, media italiane “RAI3” do të transmetojë ...
“Sfidë apo e vërtetë” quhet loja që po bëhet virale në rrj...
Ditën e martë, më 4 qershor pritet një protestë tjetër kun...
Televizioni italian “Rai 3” do vijojë me publikimin e inve...
Të dielën, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim...
Avokati ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministr...
“Mos shko në Shqipëri, nuk është vend i sigurt”. Kjo ishte...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur p...
Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemi...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti është sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar heshtjen e ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza të fort...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...