Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...

SPAK ka zbuluar një grup kriminal që mashtronte të huajt me telefonata.
SPAK bën me dije se ky grup mashtronte qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane si Spanja dhe Gjermania.
Me anë të telefonatave, ata i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit.
“Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike”, informon SPAK.
Njoftimi i plotë:
SPAK mbi bazën fillimisht të një kërkesë për ndihmë juridike, të Prokurorisë e Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, ka regjistruar në vitin 2021 procedimin penal nr.166, për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Pas kordinimit me Eurojust, u ra dakort për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Pizës, Itali.
Në datat 13 – 15 Dhjetor 2022, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Hollandë.
Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qëndra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë./ B.A. - CNA.al
Ambasada e SHBA ka përgëzuar zgjedhjen e Altin Dumanit...
Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive që sot ndod...
CNA.al zbuloi pak ditë më parë 25 lëvizjet që do të bë...
Prokuroria Tiranë ka sekuestruar pasuritë e 32-vjeçari...
Altin Dumani, kandidati i përfolur në media si i prefe...
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut me 5 v...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka qenë e...
Gjatë prezantimit të kandidaturëssë tij për kreun e SPAK-u...
Prokurori Edvin Kondili ka thënë se nëse zgjidhet drejtues...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar në Po...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nuk është ...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zbarkuar në KLP ku po ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas përfundimi...
Avokati Spartak Ngjela tha në studion e "Euronews Albania"...
Ditët e 2022-shit po mbarojnë, por jo surprizat e Vodafone...
Kandidati në garë për kreun e SPAK-ut, Edvin Kondili gjatë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mesditën ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, k...
Altin Dumani është pyetur, nëse do t’i vinte lidhje me lën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...