web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimi nga "call center"-at në kullat luksoze në Tiranë/ Apeli i GJKKO-së liron nga qelia 4 prej të arrestuarve

24 Shkurt 2026, 15:49, Aktualitet CNA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë këtë të martë vendimin lidhur me ankimimin e gjashtë personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për mashtrime të dyshuara përmes "call center"-ave.

Sipas vendimit, për personat me inicialet E.M., E.Gj., R.Gj. dhe D.Q. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata do të lirohen nga paraburgimi dhe do të qëndrojnë në banesat e tyre, me ndalim të daljes nga ambientet e shtëpisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila shqyrtoi ankimimet e paraqitura nga të arrestuarit.

Ndërkohë, për dy personat e tjerë me inicialet K.K. dhe H.Xh., Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke mos ndryshuar masën e sigurisë së vendosur më herët.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me afat 30 ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 24 5pika 1, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Penale”, si vijon:

1-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit/të hetuarit K.K dhe H.Xh.

2-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q lidhur me vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre në datën 17.01.2026, përkatësisht në orët 04:50 dhe 05:00.

3-Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa ka disponuar për masën e sigurimit personal ndaj ankuesve\të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në këtë mënyrë: Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.M, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***. Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit R.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***. Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit D.Q, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga