Rrahën brutalisht dy persona/ Prokuroria ndryshon akuzën për Rrajat
Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fi...

Shitja e naftës që kompania publike Albpetrol prodhon nga puset e veta ose merr nga kompanitë koncesionare është një aferë e madhe korruptive, përmes së cilës vidhen miliona dollarë pasuri publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skemë se si Albpetrol ul në mënyrë fiktive çmimin me të cilin u shet naftë rafinerive vendase, që e përpunojnë atë.
Abuzimi është aq evident saqë në ankandet e shitjes së naftës, Albpetrol u njeh dhe u zbret nga çmimi kompanive blerëse edhe shpenzimet e transportit të naftës për eksport, kur në të vërtetë nafta nuk shkon asnjëherë jashtë, por blihet nga dy rafineritë private vendase, ajo e Fierit dhe e Cërrikut.
Vetëm si pasojë e kësaj skeme, qytetarëve shqiptarë u janë vjedhur sipas KLSH-së, 5.8 milionë dollarë në dy vitet e fundit.
Loja me çmimin
Çdo vit, Albpetrol siguron rreth 100-120 mijë tonë naftë nga prodhimi i puseve të tij, apo nga nafta që u merr kompanive koncesionare, të cilat shfrytëzojnë burimet e naftës së vendit.
Këtë sasi Albpetrol e shet çdo vit me ankand sipas një çmimi dysheme të paracaktuar nga ekspertët e tij. “Në procedurat e ankandeve të shitjes së naftës u konstatua se grupi i ekspertëve, për përcaktimin e çmimit/njësi minimal fillestar të shitjes së naftës bruto ka bërë ulje shpenzimesh nga çmimi i shitjes së përcaktuar të ankandit, duke presupozuar shpenzime për vënien e produktit në kushtet FOB sipas kushteve të Bursës Ndërkombëtare për hidrokarburet”, thotë KLSH.
Por në të vërtetë këto shpenzime nuk kryhen asnjëherë, pasi nafta nuk shkon në eksport, por përpunohet në rafineritë private të Fierit ose Elbasanit. “Pjesa më e madhe e shpenzimeve që ulen nga çmimi i shitjes janë fiktive pasi nuk ndodhin se shitjet e naftës janë kryer në operatorë ekonomikë vendas dhe nuk ka pasur shoqëri të huaja që janë shpallur fituese të ankandeve,” thuhet në raportin e KLSH.
Përfituesit
KLSH ka kontrolluar tri ankande të kryera nga Albpetrol. Shitja e parë është ajo e sasisë 40 mijë tonë, që është fituar nga bashkimi i Operatorëve Ekonomikë R.B.H Beline” sh.a., Elbasan, dhe Al Global Oil. Kompania e parë zotëron një rafineri në Cërrik, ndërsa Al Global Oil është pronarja e Uzinës së Bitumit në Fier.
Sipas KLSH-së në këtë ankand, vlera e shpenzimeve jo të kryera, por të zbritura nga Albpetrol në çmim ishte 3.55 USD për fuçi, duke arritur gjithsej në shumën 859 mijë dollarë.
Ankandi i dytë është zhvilluar po në prill 2021, por këtë herë me sasinë 100 mijë tonë naftë. Në këtë ankand u shpall fituese kompania Europetrol Durrës Albania, e cila ofroi çmimin 73.3 për qind e Brent minus 3.6 USD për barrelë. Zbritja e çmimit me 3.6 dollarë për fuçi është abuzim pasi këto shpenzime janë fiktive duke shkaktuar një dëm total në buxhetin publik prej 2.3 milionë dollarësh.
Procedura e tretë është ajo e shitjes së 120 mijë tonë naftë në prill të vitit 2022. Edhe në këtë procedurë është shpallur fitues bashkimi i operatorëve mes Europetrol Durrës dhe R.B.H Beline” sh.a., Elbasan, të cilat ofruan çmimin 75.33 për qind e Brent minus 3.36 USD për barrelë.
Sipas KLSH, vlera e shpenzimeve të pakryera në këtë ankand arrin në 2 milionë e 630 mijë dollarë, para të cilat u janë zbritur në mënyrë të padrejtë kompanive në çmimin e blerjes së naftës.
Në total, për vetëm tri ankande të kontrolluara janë abuzuar padrejtësisht 5.8 milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e kompanisë Albpetrol, por që u janë zbritur si shpenzime fiktive kompanive private.
Ajo e shitjes falas të naftës është vetëm njëra nga skemat se si Albetrol zhvat pasurinë publike të qytetarëve duke e ndarë atë me privatët. Por masakra e keqmenaxhimit në kompaninë publike të naftës u tret qytetarëve shqiptarë dhjetëra miliona dollarë çdo vit. Para që vidhen dhe shkojnë në konto private. / Oligarkia.al
Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fi...
Është caktuar data 14 shtator për seancën paraprake gjyqës...
Metodat e vlerësimit për procedura të ndryshme prokurimi t...
Lulzim Basha, i njohur si gjumashi ekselent, duket se ka h...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë nx...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024 dhe rreth 29 mijë...
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit në aksin rr...
Kryeministri, Edi Rama po ndjek ndeshjen Shqipëri-Poloni n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:...
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar nga deputetët ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se nuk ka të sosur vj...
Brohorim dhe entuziazëm është parë tek tifozët përpara fil...
Kryeministri Edi Rama ka pastuar pamje të shkollave të rik...
Ditën e nesërme datë 11 shtator 2023 nis viti I ri shkollo...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka përgënjeshtruar la...
Deputeti Luan Baçi ka bërë publik rastin e një zjarri që k...
“Territori i shtetit tonë është i gjerë. Por ne nuk do t'...
Një 75-vjeçare ka shkaktuar zemërim në Korfuz pasi qël...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën nga përmbytj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...