Robert Ndrenika "dorëzon" Veliajn: Të marrë dënimin e merituar
Aktori Robert Ndrenika u keqpërdor nga Erion Veliaj në gjy...

Aktori Mehdi Malkaj ka shprehur kritika për mënyrën se si artistët trajtohen në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në "Syri TV", Malkaj u shpreh se artistët konsiderohen si mjet argëtimi dhe jo si vlerë kombëtare.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë janë të lirë të flasin çfarë të duan dhe në momentin që flitet i pushohen nga puna njerëzit e afërm.
“E vërteta është kjo që neve artistëve na konsiderojnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare. Jo Mehdiun, artistët flas në përgjithësi, të gjithë. Hajde se kemi aheng. Hajde se ka ardhur... E po e ç'u bë në shesh para disa ditësh? Sa mund të jenë harxhuar atje 200.000, 200 milionë dollarë janë harxhuar atje për gjithë atë luks që donte, udhëheqësi ynë i ndritur dhe i dashur i popullit shqiptar, jo vetëm për gjatësinë e tij, por dhe për gjatësinë e mendjes së tij, ore nuk e ke idenë se sa shumë e duam. E po, mund ta kem gabim këtë. Se të gjithë intelektualët që thua zotrote, atë duan. Se u vjen turp që të shoqërohen me njerëzit që nuk janë, nuk janë të tillë. Jo. Se prishin biografinë. Ky kryeministri i dashur dhe i shtrenjtë ynë, ky thotë ti je i lirë të flasësh çfarë të duash edhe si të duash. Dhe ti flet. Të nesërmen i ke të pushuar nga puna të gjithë farefisin edhe ndonjë shok. Si jam i lirë unë? Si qenkam i lirë? Përse më trajton mua, si? Kur them mua, nuk kam parasysh veten. Kam parasysh të gjithë artistët. Por, artistët vetë, që mezi pritën, mezi kishin pritur që të ikte Berti, ikën dhe ikën dhe u justifikuan me atë që po, hajde se tani iku Berti. Po mirë o, Berti iku për vete. Ti pse s'ndejte? Dhe ne që ndenjtëm, e na bënin presion, po ike, ik se na le nam", tha Malkaj.
Aktori kritikoi dhe heshtjen e intelektualëve, ndërsa tha se protesta dhe qëndresa qytetare mbeten e vetmja përgjigje ndaj një pushteti që sipas tij shpërfill interesin publik.
"Se u munduam që të krijojmë një model midis të tjerave që njeriu duhet të protestojë. Jo, duke mos i bërë bashkë, po, qëndrestarët janë të dënuar. Publiku ka gjetur një fjalë dhe atë përdor. Po hajde, po ç'më duhet mua? Është kjo, është dominante në këtë vend që quhet Shqipëri. Po ç'më duhet mua? Ç'më duhet mua? Po pse? Po kujt i duhet kur ty s'të duhet, mua s'më duhet, atij s'i duhet. Kujt i duhet? Dhe me këtë, ai ka vënë në popull, ka vënë në gjumë një popull të tërë. Ç'më duhet mua? Është e tmerrshme. Shiko, flitet shumë për intelektualët. Unë nuk e quaj veten intelektual, megjithëse kam lexuar shumë, lexoj, e kupton, dhe mundohem që të jem në korrent me ngjarjet që ndodhin në vendin tim. Po ku janë këta intelektualët? Cili intelektual është ngritur me një grup njerëzish dhe ka thënë, o njerëz kam nevojë për ndihmën tuaj. Do bëjmë këtë, këtë, këtë, këtë, këtë. Ku janë këta? Ke dëgjuar gjë ti që të ngrihen intelektualët? Jo. Unë kam thënë një gjë, intelektualët, dhe atëherë kur ishim në protestë në oborr të teatrit, vinin, zgjasnin kokën, bënin një foto apo një filmim, e dërgonin diku, se ku e dërgonin e dinë ata, edhe iknin. Kjo kishte të bënte me paratë. E bënë punën e vetë”, tha Malkaj. /CNA
Aktori Robert Ndrenika u keqpërdor nga Erion Veliaj në gjy...
Aktori Mehdi Malkaj ka komentuar ditën e sotme “show”-n në...
Mjeku Erion Dasho i përgjigjet Taulant Mukës për akuzat nd...
Akademiku shqiptar, Arben Merkoçi ka reaguar pas akuzave t...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ...
Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punon...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili u vetëofrua si kandi...
Nga dita e nesërme, 11 maj 2026, autoritetet doganore grek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një reagim p...
Motra e Martin Çeços ka folur për ndarjen nga jeta të vëll...
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publiku...
Në Kampin e Përqendrimit Mauthausen, është përkujtuar 81-v...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka bërë një reagim në ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit në Lezhë...
Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme në bu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reagua...
Një zëdhënës i BE ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...