Deklaratat e Berishës ndaj Gonzatos/ BE: Të papranueshme, dënojmë me forcë sulmet personale
Një zëdhënës i BE ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra n...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Elbasan, duke e akuzuar se shmangu kritikat e raportit të Parlamentit Europian për korrupsionin, zgjedhjet, median dhe drejtësinë.
Boçi tha se Rama “shpall armik këdo që nuk e duartroket”, ndërsa fajin për problemet në vend ua hedh mediave, opozitës dhe qytetarëve.
Sipas tij, Rama po përpiqet të mbulojë korrupsionin me propagandë dhe retorikë politike, ndërsa qytetarët kanë nevojë për punë, bujqësi, drejtësi dhe paga më të larta.
Mesazhi i plotë:
Të dashur qytetarë, Rama sot në Elbasan foli për helm, për dezinformim, për forca kundër qeverisë. Pra, foli për armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Por nuk tha asnjë fjalë për kritikat e forta dhe denoncimet që Parlamenti Europian i ka bërë qeverisjes së tij: korrupsion i nivelit të lartë, presion ndaj drejtësisë, probleme serioze me zgjedhjet, liri të vrarë të medias dhe mungesë llogaridhënie.
Në Elbasan, Edi Rama nuk erdhi për të dhënë llogari. Ai erdhi për të shpallur armik këdo që nuk duartroket atë. Sipas tij, mediat e tij nuk janë kapura sepse e kritikojnë atë. Opozita na qenka katastrofa ambulante. Qytetarët që ankohen na qenkan viktima të dezinformimit. Fermerët që nuk marrin asnjë mbështetje duhet të mësojnë faturat se nuk dinë t'i lexojnë, sipas Ramës.
Ata që flasin për korrupsionin, sipas kryeministrit, nuk kuptojnë fare ekonominë. Pra, faji nuk është te qeveria, sipas tij. Faji është tek lajmi, që megjithatë ai e kontrollon në 90%. Është tek portali, te opozita, te qytetari, tek fermeri, tek kodra që bie vetë, te gjithçka përveç pushtetit. Ky është thelbi i një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me vendin. Kur njerëzit ankohen, i quan të helmuar. Kur mediat raportojnë atë pjesë që e mendojnë, i quan të deformuara.
Kur opozita denoncon qartazi, e quan pengesë. Kur korrupsioni shpërthen kudo, ai na thotë se ekonomia po rritet, prandaj korrupsioni nuk ekziston. Logjikë magjike, siç i shkon përshtat një pushteti që beson se realiteti ndryshohet me fjalimin e partie. Por, e vërteta është më kokëfortë se propaganda. Shqipëria dhe Elbasani nuk kanë nevojë për leksione partie, kanë nevojë për rrugë të sigurta, për punë, shkolla, bujqësi reale, shërbime, drejtësi dhe dinjitet.
Rroga dhe pensione më të larta. Shqipëria nuk afrohet me Europën duke shpallur armik median që nuk e zapton dot, duke sulmuar me çfarë ke në gojë opozitën që nuk e kontrollon dhe duke i kërkuar qytetarit të besojë se korrupsioni është thjesht keqkuptim televiziv. Europa nuk është parrullë asambleje. Europa është standard dhe standardi i parë është llogaridhënia, pikërisht ajo që Edi Rama shmang në panik sa herë ngjitet në podium. /CNA
Një zëdhënës i BE ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra n...
Qytezat arbëreshe pranë Palermos, në Itali, kanë shtuar nu...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka ndarë sot detaje lidhur me l...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka paraqitur në Gj...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski zh...
Riviera Shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e...
Mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin Italia, me rastin e ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hit...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Një aksion blic është zhvilluar këtë të shtunë në burgun e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka m...
Prej vitesh, ABI Bank ka ndërtuar një angazhim të qëndrues...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një reagim lidhu...
Ka diçka shumë më të trishtueshme sesa një politikan nën a...
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e ...
Amabsadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka kërkuar në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pretendimeve të o...
Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit në kuadër të ditës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...