Muka, akuza akademikut: Merr mbi 20 mijë euro për konferenca pompoze, kreditet i shkojnë Spanjës
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ...

Akademiku shqiptar, Arben Merkoçi ka reaguar pas akuzave të pedagogut Taulant Muka, se merr pagesa nga shteti shqiptar dhe në artikujt e tij shkencor, identifikohet vetëm me Spanjën ku dhe jeton.
Në përgjigje të akuzave nga Muka se merr mijëra euro për konferenca në Shqipëri, Merkoçi shprehet se në këto aktivitetet merr pjesë vetëm me shpenzimet e tij. Sipas tij nga këto konferenca janë realizuar projekte të Bashkimit Europian, si edhe bashkëpunime të tjera akademike e shkencore.
Ndërkohë ka mohuar që të jetë pjesë e ndonjë bordi apo universiteti privat në Shqipëri. Më tej lidhur me Qendrën Rajonale të Nanotekbologjisë pranë Akademisë që ai drejton, Merkoçi thotë se po punon ta ngrejë me kolegë nga rajoni dhe mbështetjen e qeverisë.
"Vazhdo punën, i nderuar, pa u marrë me punën e të tjerëve dhe pa hedhur në qarkullim gjëra të pavërteta, ndoshta si në fabulën e dhelprës me rrushin", thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tij.
Reagimi i plotë:
Akademiku shqiptar nga Spanja është krenar të jetë pjesë e Akademisë në vendin e tij të origjinës, përkrah ish-profesorëve dhe kolegëve të nderuar, ndërkohë që vazhdon punën si profesor në Spanjë.
Megjithëse aktualisht nuk jam pjesë e ndonjë bordi apo universiteti privat në Shqipëri, do të ishte kënaqësi për mua të kontribuoja edhe më shumë për vendin tim, nëse koha do të ma lejonte.
Jam po ashtu krenar për ato kongrese që disa i quajnë “pompoze”. Këto aktivitete sjellin në Shqipëri ekspertët më të mirë të nanoteknologjisë nga e gjithë bota, përfshirë edhe mua, të cilët marrin pjesë me shpenzimet e tyre, duke krijuar mundësi reale bashkëpunimi për kolegët nga universitetet shqiptare. Falë këtyre lidhjeve janë realizuar projekte të Bashkimit Europian, si edhe bashkëpunime të tjera akademike e shkencore.
Përfitimi im i vetëm nga këto evente është kënaqësia për të parë miq dhe personalitete të fushës sime të vijnë në Tiranë dhe të kontribuojnë në zhvillimin akademik e shkencor të vendit.
Ashtu siç jam anëtar i disa akademive të huaja, marr honoraret e përcaktuara nga shteti, njësoj si edhe kolegët e tjerë akademikë.
Është kënaqësi të vazhdoj punën që bëj prej shumë vitesh dhe të kontribuoj, sadopak, për Shqipërinë me gjithçka kam mundur të jap deri më sot. Në fund të fundit, kjo është ajo që di të bëj më mirë.
Lexo më shumë, ti dhe ndjekësit e tu, për Qendrën Rajonale të Nanoteknologjisë (për momentin virtuale), pranë Akademisë, të cilën po përpiqemi ta ngremë bashkë me kolegë nga rajoni dhe më gjerë, me mbështetjen e qeverisë.
Është një qendër që synon të sjellë në Shqipëri modelin e qendrës ku unë punoj në Spanjë dhe të nxisë frymën e bashkëpunimit midis kërkuesve shkencorë në rajon, si edhe përpjekjet e tyre për të zhvilluar punë shkencore, pavarësisht mungesave që ende ekzistojnë.
Vazhdo punën, i nderuar, pa u marrë me punën e të tjerëve dhe pa hedhur në qarkullim gjëra të pavërteta, ndoshta si në fabulën e dhelprës me rrushin.
Të uroj shëndet! /CNA
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ...
Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punon...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili u vetëofrua si kandi...
Nga dita e nesërme, 11 maj 2026, autoritetet doganore grek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një reagim p...
Motra e Martin Çeços ka folur për ndarjen nga jeta të vëll...
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publiku...
Në Kampin e Përqendrimit Mauthausen, është përkujtuar 81-v...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka bërë një reagim në ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit në Lezhë...
Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme në bu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reagua...
Një zëdhënës i BE ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra n...
Qytezat arbëreshe pranë Palermos, në Itali, kanë shtuar nu...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka ndarë sot detaje lidhur me l...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka paraqitur në Gj...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski zh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...