"Analistët flasin për botoxin"/ Gjergj Luca, me kritika: U harrua 81-vjetori i fitores mbi nazizmin
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...

Motra e Martin Çeços ka folur për ndarjen nga jeta të vëllait të saj dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.
Në një intervistë me Euronews Albania, ajo ka treguar dhe bisedën e fundit me të vëllanë para se të zhdukej dhe trupi i tij të gjendej në një rezervuar.
Ajo ka kërkuar që policia mos ta fshehë, ndërsa ka kërkuar që shoku i tij, Rezart Dokolli të merret në pyetje. E motra e Martinit shprehet se në këtë ngjarje ka shumë të fshehta dhe se shteti e policia nuk kanë zbardhur asgjë.
“Përpara se të zhdukej, Martini më ka marrë në telefon dhe më tha që do të vijë të rrijë një natë në Tiranë dhe do të më sjellë qershi. Të nesërmen, teksa po shkoja në punë, më telefonoi me video duke më thënë që nuk vinte dot. E pashë që ishte i skuqur dhe gati duke qarë. Do ikja në punë dhe i thashë të flisnim në darkë, meqë nuk erdhi. E mbyllëm telefonin dhe ajo ishte hera e fundit që e pashë vëllain. Të nesërmen më telefonoi motra dhe më tha: ‘Ka humbur Martini’. Lashë menjëherë punën dhe u nisa për në Korçë. Sapo mbërrita në Maliq, bëra denoncimin. Nisëm kërkimet te të afërmit, familjarët dhe shokët. Të nesërmen shkuam ta kërkonim në fshatin e Rezart Dokollit, shokut të Martinit. Doli babai i tij, ndërsa Rezarti vetë u fsheh.
Sapo dolëm nga shtëpia e familjes Dokolli, na telefonoi kryeplaku i fshatit dhe më tha: ‘Ku jeni? Hajdeni, sepse në rezervuar është gjetur një trup’. Aty u shokova plotësisht. U kthyem me babin në fshat dhe vendi ishte mbushur me policë. Shkova te rezervuari dhe po e shikoja nga larg teksa po e nxirrnin. Policia nuk na lejoi ta shihnim vëllain. Aty humba ndjenjat dhe nuk e di çfarë ndodhi më pas. Na çuan në shtëpi dhe gratë e fshatit më thanë të bëhesha e fortë dhe ta nderoja vëllain. Më pas, Martinin e dërguan në morg, edhe pse unë nuk doja. Askush nuk shkoi ta identifikonte nëse ishte apo jo ai. E mbajtën një natë në morg dhe më pas as në shtëpi nuk u hap arkivoli, edhe pse doja ta shihja. Kjo ka mbetur një mister për mua.
Martini nuk kishte probleme me askënd, ishte tip i qetë. Shoku i tij, Rezart Dokolli, duhet patjetër të merret në pyetje. Edhe persona të tjerë që e kanë telefonuar, si dhe Xhoni Potka, nuk janë marrë fare në pyetje Unë kërkoj që të zbardhet e vërteta dhe që policia të mos e fshehë këtë ngjarje. Këtë çështje do ta ndjek deri në fund. Ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim dhe ata që e kanë fshehur këtë ngjarje duhet të mbajnë përgjegjësi.
Seancën e fundit e kemi pasur më 30 prill 2026. Shkova, por nuk më lejuan të hyja në gjykatë. Në këtë histori ka shumë të fshehta. Shteti, policia dhe avokatët nuk kanë zbardhur asgjë. Nuk e di pse nuk zbardhet çështja, ndoshta Martini ka parë diçka që nuk duhej ta shihte. Policia nuk ka zbardhur as telefonatat dhe nuk më jep asnjë përgjigje. Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë dhe kjo ngjarje të mos fshihet më", ka treguar ajo. /CNA
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publiku...
Në Kampin e Përqendrimit Mauthausen, është përkujtuar 81-v...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka bërë një reagim në ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit në Lezhë...
Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme në bu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reagua...
Një zëdhënës i BE ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra n...
Qytezat arbëreshe pranë Palermos, në Itali, kanë shtuar nu...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka ndarë sot detaje lidhur me l...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka paraqitur në Gj...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski zh...
Riviera Shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e...
Mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin Italia, me rastin e ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hit...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Një aksion blic është zhvilluar këtë të shtunë në burgun e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...