Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën, dy motrat që masakruan në restorant modelen Klea Prenga.
Pas vendosjes së kësaj mase, Gjykata e Tiranës ka dalë me një argumentim se përse e mori këtë vendim.
Në deklaratë thuhet se Mariela Berisha është nënë e një fëmijë të mitur 2 vjeç dhe nuk mund të kujdeset dikush tjetër për fëmijën e saj.
Gjithashtu, gjykaka konsideron si lehtësim vetëdorëzimin në polici dhe bën të ditur se Mariela Berisha është penduar për veprimin, së bashku me motrën e saj Antonela.
Argumenti i Gjykatës së Tiranës:
Bazuar në të gjitha rrethanat e konstatuara dhe të verifikuara nga Gjykata në seancën e datës 18.10.2024, në kuadër të verifikimit dhe vlerësimit të kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personal, duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat si më poshtë:
Në bazë të nenit 230/2 të K.Pr.Penale, parashikohet: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të...”
M. Berishaj, është nënë e një fëmije të mitur, vetëm 2 (dy) vjeç. Kujdestarinë e fëmijës së saj e ka dhe mundet ta ushtrojë vetëm ajo, askush tjetër. – Konventa Europiane për të Drejtat e Fëmijëve; Kodi i Familjes; Shiko nenin 230, pika 2 e Kodit të Proçedurës Penale: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ….”
Personet nën Hetim, janë vetë-dorëzuar në Polici, në datën 16.10.2024. Në konsultim edhe me avokaten mbrojtëse, personet nën hetim, me vullnet dhe vetëdije të plotë kanë vendosur të vetë dorëzohen, dhe të përballet me përgjegjësitë ligjore, me proçedurat dhe me organin proçedues, në kuadër të këtij proçedimi penal në ngarkim të tyre.
Të dyja personet nën hetim, si dhe avokatja mbrojtëse e tyre, të ndodhura përpara gjykatës, kanë mbajtur qëndrim pohues dhe pendues ndaj akuzës penale për të cilën ato janë aktualisht të dyshuara. Ato shprehen të keqardhura, kërkojnë ndjesë publike për çfarë ka ndodhur, si dhe janë shprehur se, janë tërësisht të gatshme për të përmirësuar dhe normalizuar marrëdhëniet me të dëmtuarën/viktimën e kësaj vepre penale, duke iu ndodhur edhe me përballimin e kostove financiare në kuadër të rehabilitimit të plotë të dëmtimit të saj fizik. Mjafton që kjo gjë të pranohet dhe të lejohet edhe nga ana e viktimës.
Bazuar në të gjitha provat e administruar nga Gjykata, nuk provohet dhe nuk rezulton që asnjëra nga dy personen nën hetim, të jenë larguar, të kenë kaluar territorin apo kufirin shqiptar, apo të janë apo të jenë fshehur në një vend-qëndrim apo adresë tjetër, të ndryshme nga ajo e deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore përpara gjykatës.
Po kështu, nuk rezulton të ketë një raport të mbajtur nga oficerë të policisë gjyqësore, për ndonjë kontroll të ushtruar pikërisht ndaj tyre në këtë adresë/banesë; e pikërisht në këtë adresë ato të jenë verifikuar dhe të mos jenë gjetur.
Nuk ekziston rreziku i ikjes, apo i shmangies nga gjykimi (tashmë), në kushtet kur personet në hetim janë vetë dorëzuar për të qënë në dispozicion të këtij gjykimi dhe proçedimi penal në vijim.
Për të dyja personet nën hetim, tashmë janë marrë të dhëna të plota, dhe të sakta, lidhur me identifikimin e plotë të tyre, lidhur me vendbanimin e saktë të tyre, me të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e tyre familjare, si dhe me qëndrën e punës së shtetases A. Berishaj, deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore.
Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet zëvendësimi i masës shtrënguese personale me qëllim për të garantuar maksimalisht vendimin përfundimtar, si dhe një dënim eventual në lidhje me këtë çështje penale (Vendimi Unifikues KBGJL); kjo pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përgjigjej dhe nuk do të ishte proporcionale përkundrejt nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit.
Të gjitha këto rrethana tregojnë se masa e arrestit në burg, e konsideruar tashmë si nga ligji, ashtu edhe nga e gjithë praktika gjyqësore e konsoliduar si një masë përjashtimore, është jo-proporcionale për t’u aplikuar në rastin konkret. Mbi të gjitha referuar faktit që personia nën hetim M. Berishaj, është nënë dhe kujdestare e fëmijës së saj të mitur, aktualisht vetëm 2 (dy) vjeç[1].
Në të tilla kushte dhe rrethana, Gjykata vlerëson se nevojat e sigurimit mund të përmbushen edhe nëpërmjet aplikimit të masave të tjera më pak shtrënguese, të cilat krijojnë një balancë të drejtë ndërmjet nevojave të sigurimit nga njëra anë dhe lirive dhe të drejtave të njeriu nga ana tjetër.
Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet vënia e një mase shtrënguese personale, ajo e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj persones nën hetim M. Berishaj, pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përshtatej plotësisht nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit./ CNA
Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë - Rinas - D...
Rrjeti "Safe Journalists" i dërgoi një letër shqetësimi Ku...
KQZ sot është mbledhur për të diskutuar “Për miratimin e r...
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për motrat Mariela dhe...
Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar sot në një konfer...
Gjatë protestës së përjavshme para Bashkisë së Tiranës dhe...
Më 24 tetor në orën 12:00 do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-...
Ashtu si çdo vit, këtë të diel në kryeqytet do të zhvi...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala foli mbrëmjen e sotme për heti...
Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjev...
Sipërmarësi Gjergj Luca ka reaguar ashpër për raportim...
Krijimi i një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tir...
55 qytetarë që kanë vuajtur dënimin në kampet e internimit...
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi kë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kreut të ARR...
KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Andrea Manos. Ky i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...