web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO jep dënimin/ 80 orë punë në komunitet për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

17 Tetor 2024, 16:06, Aktualitet CNA
GJKKO jep dënimin/ 80 orë punë në komunitet për
Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Lulo është dënuar me 9 muaj burg, për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.

Dënimi i tij do të konvertohet në 80 orë punë në komunitet.

Sipas SPAK-ut, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe një në zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Fatos Lulo është gjyqtari i parë i shkarkuar nga procesi i vetingut për probleme në kriterin e pasurisë./ CNA





Lajmet e fundit nga