web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sulmi po bëhet agresiv”/ Braçe, pas aktit të deputetes së PD-së: Është armë vdekjeprurëse

17 Tetor 2024, 13:10, Aktualitet CNA

“Sulmi po bëhet agresiv”/ Braçe, pas aktit të

Deputetja e PD-së, Elda Hoti, gjatë seancës parlamentare, e cila është shoqëruar me tensione, ka shpërndarë në Kuvend një lëndë, që sipas kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dyshohej të ishte benzinë.

Pas këtij akti ka reaguar deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili është shprehur se sulmi po bëhet edhe më agresiv dhe të vish me benzinë në çantë në parlament është e tmerrshme, është armë vdekjeprurëse.

“Sulmi po bëhet agresiv, deri në rrezik të jetës së njerëzve, të vish me benzinë në çantë, është armë vdekjeprurëse. Të shkosh në parlament me shishe benzine në çantë është e tmerrshme”, tha Braçe.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Hoti hodhi poshtë akuzat e Spiropalit duke thënë se nuk ka hedhur benzinë, por aromatizues./ CNA





Lajmet e fundit nga