E Ngarkuara me Punë e SHBA, krah Dumanit/ “Të mbështetet SPAK-u, ka kryer arritje”
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi kë...

55 qytetarë që kanë vuajtur dënimin në kampet e internimit nuk e kanë gjetur veten në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve thuhet se këta persona kanë qenë fëmijë që shoqëruan prindërit gjatë dënimit ose lindën në internim.
Autoriteti i Dosjeve deklaron se një fëmijë i rritur në internim, nën peshën e rëndë të stigmatizimit politik, si fëmi- armik, në kushte të vështira jetese, si fizike dhe psikologjike, është i dëmtuar po aq sa prindi i tij.
Autoriteti thekson se ka kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit për të garantuar drejtësinë për ta.
Deklarata e plotë:
55 qytetarë nuk e kanë gjetur veten në dokumentet e Ish -Sigurimit të Shtetit, ndërsa kërkojnë dokumente që vërtetojnë vuajtjet e dënimit në kampet e internimit.
Kryesisht ata ishin fëmijë që shoqëruan prindërit gjatë dënimit ose lindën në internim. Shumë prej tyre janë të traumatizuar, disa kanë bërë përpara në jetë, por të tjerë janë invaliduar dhe nuk i njihet kjo periudhë vuajtje si dëmshpërblim.
Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese ka trajtuar një total prej:
154 kërkesash gjatë periudhës Janar -Tetor 2024. Kërkesat përfshijnë:
- vërtetimin e periudhës së internimit,
- vërtetimine vuajtjes së dënimit me burg
- informacion sipas nenit 20 të ligjit për të drejtën e informimit.
30 kërkesa për vërtetimin e kryerjes së burgimit për efekt rehabilitimi ose dëmshpërblimi;
112 kërkesa për vërtetimin e kryerjes së internimit për efekt të përllogaritjes së pensionit;
6 kërkesa, sipas nenit 20 të ligjit 45/2015 për të drejtën e njohjes me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
71 kërkesa me përgjigje pozitive.
55 kërkesa pa të dhëna,(fëmijë apo të lindur në internim)
12 kërkesa janë në proces.
Trajtimi i kërkesave nga ana e specialisteve të këtij sektori nxorri ne pah se shumë prej qytetarëve që ishin fëmijë gjatë periudhës së internimit, e kanë të padokumentuar përndjekjen e tyre. Kjo është një barrierë që Autoriteti po punon për ta hequr, në mënyrë që edhe këtyre fëmijëve t'u njihet përndjekja dhe të përfitojnë dëmshpërblimin financiar.
Një fëmijë i rritur në internim, nën peshën e rëndë të stigmatizimit politik, si fëmi- armik, në kushte të vështira jetese, si fizike dhe psikologjike, është i dëmtuar po aq sa prindi i tij. Autoriteti ka kërkuar ndërhyrjen e parlamentit për të garantuar drejtësinë për ta.
Zgjerimi i përfitimeve për të internuarit në kampe me tela me gjemba, për të miturit dhe të lindurit në internim po synohet të arrihet përmes dokumentimit për të vërtetuar periudhat e internimit me burime alternative, si dosjet e policisë dhe dëshmitë e të mbijetuarve.
Ky shërbim jetik, ofruar nga AIDSSH, jo vetëm që i ndihmon qytetarët të marrin dëmshpërblim financiar dhe të njohin vitet e punës për efekt pensioni, por është një hap drejt drejtësisë dhe rehabilitimit për ish-të përndjekurit dhe të internuarit politik.
Dëshira për të kuptuar të kaluarën dhe për të kërkuar drejtësi është një dëshmi e fortë e angazhimit të qytetarëve për të mbajtur gjallë kujtesën e periudhave të vështira që kanë kaluar ata dhe familjet e tyre, ndaj ne në AIDSSH do të vijojmë punën në zbardhjen e fateve të tyre./ CNA

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi kë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kreut të ARR...
KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Andrea Manos. Ky i...
Gjykata e Strasburgut e quan të ligjshëm përgjimin nga apl...
Tensionet para Kuvendit kanë qenë të forta. Opozita është ...
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, gjatë seancës parlamentare, ...
Grupi Parlamentar i PD-së, kallëzim penal në SPAK për krye...
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar opozitën, e cila pret...
Gjatë protestës para Kuvendit, një efektiv policie është b...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka den...
Opozita po zhvillon protestë në dy kahe. Pas parlamentit, ...
Punonjësit e Gardës, përveç deputetëve të opozitës, nuk ka...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuven...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Dy emigrantë të tjerë që ndodhen në Shëngjin do të riktheh...
Kryeministri, Edi Rama në një postim në “Facebook” ka post...
Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar dosjen e përgji...
28 protesta janë zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, k...
Këtë të mërkurë zbarkuan në Shëngjin emigrantët, si pjesë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...