Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, i ka dërguar një letër ngushëllimi Metropolitit Shio, Locum Tenens i Fronit Patriarkal të Gjeorgjisë, me rastin e ndarjes nga jeta të Patriarkut-Katolikos të Gjithë Gjeorgjisë, Ilia II.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Kryepiskopi Joan e cilësoi Patriarkun e ndjerë si “vëllanë tonë më të dashur në Zotin”, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtimin e Kishës së Gjeorgjisë për gati pesë dekada.
Ai theksoi se Ilia II e udhëhoqi Kishën me urtësi, durim dhe besim të thellë, sidomos gjatë periudhës së vështirë të shtypjes sovjetike.
Sipas Kryepiskopit, Patriarku Ilia II arriti të ringrinte Kishën nga rrënojat, duke ndërtuar kisha dhe manastire, si dhe duke frymëzuar besimtarët të riktheheshin në besimin e etërve të tyre.
Kryepiskopi Joan u shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij Sinodit të Shenjtë, klerit dhe popullit besimtar të Kishës së Gjeorgjisë. Në shenjë nderimi, në paraklisin e Kryepiskopatës u mbajt një përshpirtje për prehjen e shpirtit të Patriarkut të ndjerë.
Mesazhi i Kryepiskopit
Fortlumturia Juaj,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për fjetjen në Zotin të vëllait dhe bashkëshërbestarit tonë më të dashur, Katolikos-Patriarkut të Gjithë Gjeorgjisë, Fortlumturisë dhe Shenjtërisë së Tij Ilia II, i cili për gati pesë dekada e udhëhoqi Kishën e Gjeorgjisë me urtësi, durim dhe besim të thellë. Ai u dallua për karakterin e tij të drejtë, përkushtimin ndaj traditës ortodokse, dashurinë për popullin besimtar të Gjeorgjisë dhe për angazhimin e palëkundur ndaj unitetit të Ortodoksisë.
Duke marrë detyrën patriarkale gjatë periudhës së vështirë të shtypjes sovjetike, Patriarku i ndjerë Ilia udhëhoqi kopenë e tij “të cilën e donte” me vetëflijim dhe urtësi, duke e ngritur Kishën nga rrënojat, duke ndërtuar kisha dhe manastire dhe duke frymëzuar popullin e Perëndisë të rikthehej në besimin e etërve të tyre.
Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta ndaj Sinodit të Shenjtë, klerit të devotshëm dhe popullit besimtar të Kishës së Gjeorgjisë. Zoti i dhëntë prehje shpirtit të tij fisnik “në tendat e të drejtëve”. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Me dashuri të sinqertë në Krishtin, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit po shkon d...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, n...
Tre kamionë dhe një furgon transporti udhëtarësh janë përf...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po punon për ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi reagoi për mediat pas vendi...
Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, ...
Gjatë prononcimit për gazetarët pasi Gjykata e Posaçme kal...
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, duket se është turbulluar...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për kreun e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ndodhet në...
Konfindustria ka dalë me një reagim lidhur me zgjatjen e k...
Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, ka m...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në kuadër të vizitës së t...
Reshje dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkur...
L’Unione Sarda.it Historia e krimit të organizuar shqipta...
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...