Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani ka ndarë një mesazh për një nga shqetësimet e brendshme me të cilat përballet njeriu në ditët e sotme, që lidhet me ankthin, frikën dhe pasigurinë.
Në një intervistë të dhënë për Media "Ngjallja", Kryepiskopi është shprehur se frika e ka shoqëruar vazhdimisht njerëzimin, ndërsa frika ndaj Perëndisë, nuk është frikë, por nderim dhe një lloj frike që ndriçon.
Fortlumturia e Tij thekson se ashtu siç shkruhet edhe në fjalët e Biblës, sa më shumë afrohet njeriu me Zotin, aq më shumë aq largohen frikërat.
Pjesë nga intervista:
Fortlumturi, cilat janë shkaqet që e çojnë njeriun e sotëm në ankth, frikë dhe pasiguri?
Frika, ankthi dhe pasiguria nuk janë gjëra të reja; ato kanë qenë gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Shpeshherë, për të kuptuar diçka, duhet të shkosh tek burimi. Në Shkrimin e Shenjtë, për herë të parë përdoret fjala “frikë” pas rënies së njeriut, kur njeriu u tremb nga prania e Zotit. Por njeriu u krijua që të gëzohej me praninë e Zotit. Përpara se njeriu të kryente mosbindjen ndaj Zotit, ose të themi shkëputjen e një lidhjeje shpirtërore, atëherë lindi frika. Kjo na tregon se ndërprerja e një lidhjeje shpirtërore me Perëndinë sjell brenda nesh një lloj frike, dhe kjo frikë e ka shoqëruar vazhdimisht njerëzimin.
Njerëzit kanë pasur frikëra të ndryshme. Çdo njeri, pa përjashtim, ka përjetuar periudha frike, ankthi dhe stresi; këto janë të vazhdueshme. Por ndërmjet tyre ka edhe dallime. Frika dhe ankthi shpesh paraqesin simptoma të njëjta, por nuk janë e njëjta gjë. Frika ka disa lloje. Për shembull, nëse në rrugë të del përpara një tigër, do të kesh frikë. Nëse, duke ecur natën, të del dikush me armë, padyshim që do të kesh frikë. Kjo është një frikë me arsye. Reagimi i trupit në këto raste është mbrojtës dhe paraqitet në tre forma: ose largohesh me vrap, ose përballesh, ose ngrin dhe nuk reagon dot. Dy të parat janë instinkte për mbijetesën dhe në vetvete nuk janë të këqija, sepse të ndihmojnë të mbrohesh.
Por ka edhe një lloj tjetër frike që nuk është e arsyeshme dhe kjo njihet si fobi. Njerëzit mund të kenë frikë të udhëtojnë me avion pa ndonjë arsye konkrete; mund të kenë frikë nga hapësirat e mëdha ose nga hapësirat e ngushta; mund të kenë frikë nga jeta sociale. Ka frikëra të pafundme të tilla. Përderisa këto frikëra mund të menaxhohen dhe kontrollohen, ato mund të jenë normale, por nëse kthehen në fobi, atëherë tregojnë një problem serioz dhe mund të çojnë në çrregullime ankthi.
Ndërsa ankthi, ndryshe nga frika, nuk ka një rrezik të menjëhershëm. Është një gjendje ku njeriu trembet për diçka që mund të ketë ndodhur në të kaluarën ose për diçka që mund të ndodhë, duke krijuar një stres të madh. Nga këto gjendje nuk është përjashtuar askush. Masa është shumë e rëndësishme. Nëse është brenda normës, mund të menaxhohet më lehtë. Nëse frika fillon të pushtojë njeriun, atëherë është problem serioz, që mund të kërkojë ndihmë mjekësore dhe këshillim shpirtëror.
Ekziston edhe një lloj tjetër frike, frika ndaj Perëndisë, e cila në kuptimin më të thellë nuk është frikë, por nderim. Për këtë arsye thuhet se frika e Perëndisë është fillimi i diturisë. Kjo lloj frike ndriçon. Etërit e shkretëtirës, mjeshtër të jetës shpirtërore dhe të emocioneve njerëzore, e thonë vazhdimisht këtë: “Ashtu si llamba që ndriçon një dhomë të errët, ashtu edhe frika e Perëndisë ndriçon shpirtin dhe zemrën e njeriut dhe, duke ndriçuar, largon frikërat.”
Një fëmijë që është vetëm në një dhomë trembet nga hija e degëve të pemës dhe i duket sikur janë njerëz; por sapo ndizet drita, ai sheh se nuk ka asgjë dhe frika largohet. Ndriçimi shpirtëror që vjen nga frika e Perëndisë e largon dalëngadalë frikën. Ky proces është i gjatë, ashtu si procesi i pastrimit shpirtëror dhe i përballjes me frikën.
Shkrimi i Shenjtë thotë: “Frika e Perëndisë është fillimi i diturisë, dhe mbarimi i diturisë është dashuria për Perëndinë.” Shën Andoni i Madh thotë: “Unë nuk e kam më frikë Perëndinë, sepse e dua Atë; atje ku është dashuria, nuk ka frikë; dashuria e përsosur e largon frikën,” shkruan Shën Joani.
Frikërat, ankthet dhe streset janë të ndryshme. Ne nuk mund t’i shmangim, por mund të përballemi me to dhe dalëngadalë të çlirohemi.
Le të mbetemi, Fortlumturi, tek fjala juaj për përballjen e këtyre; cila duhet të jetë qasja jonë përballë këtyre fenomeneve kur ankthi, frika dhe depresioni na pushtojnë?
Nuk mund të ketë një recetë të njëjtë për çdo njeri, sepse gjithçka varet nga shkalla në të cilën këto gjendje paraqiten. Ajo që vjen nga tradita e thellë shpirtërore e Kishës tregon këtë: sa më shumë ne afrohemi tek Zoti, aq më shumë ato largohen; sa më shumë ndriçohemi, aq më shumë këto pakësohen. Sepse frika vjen nga braktisja. Dikush që mendon se është vetëm, ndjen frikë, ankth dhe pasiguri. Po ashtu, zbrazëtia e brendshme, kur jeta nuk ka qëllim, sjell frikë dhe ankth.
Nëse lexojmë Shkrimin e Shenjtë, do të gjejmë pothuajse në çdo libër të Biblës fjalët e Zotit: “Mos kini frikë!”. Zoti jep siguri: nëse Zoti është me ne, nga kush do të kemi frikë? “Edhe sikur të eci në hijen e vdekjes, nuk do të trembem nga asgjë e keqe, sepse Ti je me mua,” thotë psalmisti.
Sa më shumë që afrohet Perëndia në shpirtin tonë, kur ne e lejojmë të jetë brenda nesh, aq më pak do të kemi frikë. Duhet të kemi kujdes nga ata që, edhe pse mendojnë se besojnë, e paraqesin botën sikur Zoti nuk është, sikur gjithçka drejtohet nga forcat e këqija. Në të vërtetë, është Zoti Ai që mban gjithçka nën kujdesin e Tij.
Leximi i Shkrimit të Shenjtë na lehtëson, sepse aty gjejmë mijëra vargje që na japin kurajë për t’u përballur me frikën. Jo vetëm “mos kini frikë”, por edhe “mos u shqetësoni, sepse Perëndia nuk do t’ju braktisë”. Meditimi mbi këto fjalë na ndihmon të zbusim frikën. Shpesh, kur ndalojmë dhe mendojmë, kuptojmë se situatat nuk janë aq të errëta sa duken. I ligu punon në errësirë dhe përpiqet të na bindë për të. Sa më shumë ndriçohemi shpirtërisht, aq më shumë e largojmë frikën.
Besimi nuk është vetëm pranimi se Perëndia ekziston; besimi është mbështetje tek Perëndia. Një episod shumë kuptimplotë e ilustron këtë: për sa kohë Shën Pjetri ishte i fokusuar tek Krishti, ai nuk pati frikë të ecte mbi ujë. Në momentin që shkëputi vështrimin nga Zoti dhe u përqendrua tek dallgët dhe era, u tremb dhe filloi të fundosej. E njëjta gjë ndodh me ne. Stuhitë e jetës nuk mund t’i shmangim, por mund t’i menaxhojmë. Kur na pushton frika, ankthi apo pasiguria, që mund të çojnë drejt dëshpërimit, duhet të rikthejmë fokusin tek Zoti.
Fjala “depresion” shpesh merr një kuptim klinik. Edhe kur është i tillë, përqendrimi tek Perëndia sjell ndriçim dhe siguri. Një fëmijë që ecën natën mund të ketë frikë, por nëse mban dorën e të atit, ndien siguri. Edhe ne, në udhëtimet e jetës, nëse ndiejmë dorën e Atit pranë nesh, do të kemi paqe.
Si e ndiejmë këtë? Nëpërmjet mënyrës si jetojmë dhe si i mbajmë në mendje vargjet e Shkrimit të Shenjtë. Shenjtorët dhe Etërit e Kishës nxisin leximin e Shkrimit, jo vetëm për të mësuar, por sepse fjala e Zotit zbret në zemër. Kur ajo qëndron në zemrën tonë, në çaste të errëta na ndriçon. “Fjalët e tua janë kandil në këmbët e mia,” thotë psalmisti.
Shenjtorë të mëdhenj janë trembur: Profeti Ilia gjatë përndjekjes, Shën Pjetri kur mohoi Zotin. Por ata nuk mbetën në frikë, sepse fjala e Zotit ishte e gjallë në zemrat e tyre. Ata u penduan. Pendimi është ndriçim. Ka dy lloje pendimi: pendimi i besimtarit që ka shpresë në mëshirën e Zotit dhe pendimi i krenarit, që çon në dëshpërim. Shën Pjetri u pendua me lot; Juda u dëshpërua.
Nëse kemi qëndrim të përulur, frika largohet dhe Zoti na ndriçon. Sa më shumë ndriçim, aq më pak errësirë. Nëse nuk ndezim kandilin e shpirtit, frika dhe ankthi do të mbeten. Ne nuk mund t’i shmangim të gjitha vështirësitë, por mund t’i ndriçojmë dhe, duke i ndriçuar, ato zbehen. Dashuria e përsosur e largon frikën.
Shën Pavli shkruan: “Ne nuk dëshpërohemi si ata që nuk kanë shpresë.” Dëshpërimi i madh shpesh lidhet me vdekjen. Ne pikëllohemi, qajmë, por jo si ata që nuk kanë shpresë. Nëse humbasim shpresën, humbasim edhe besimin. Tek Perëndia nuk ka të vdekur; Ai është Perëndia i të gjallëve. Vdekja nuk është asgjësim, por kalim.
Si e ndihmon Kisha njeriun e pushtuar nga ankthi?
Ndihma është pikërisht kjo: predikimi i vazhdueshëm i Ungjillit. Cili është lajmi i mirë? Se Zoti e mundi vdekjen dhe, duke e mundur vdekjen, mundi çdo të keqe. Kjo do të thotë se Zoti është bashkë me ne. Ajo që shpallim në Krishtlindje dhe në Pashkë – “Perëndia është me ne” dhe “Zoti e mundi vdekjen” – i jep njeriut shpresë dhe siguri.
Përjetimi në Kishë është gëzimi i Ngjalljes. Madje, Kisha Orthodokse e ka si frymë të saj gëzimin e Ngjalljes. Duke pasur këtë siguri, asgjë tjetër nuk mund të na çojë në dëshpërim. Edhe nëse na kap dëshpërimi për një çast, ne mund të përballemi me të dhe ta kapërcejmë. “Në botë do të keni vështirësi, por kini zemër, unë e munda botën.” Kjo do të thotë se, nëse jemi me Zotin dhe përpiqemi të jetojmë sipas mësimit të Tij, do të kemi fuqi për t’u përballur me gjithçka.
Kisha e ndihmon njeriun të ndërtojë një jetë shpirtërore. Një nga fatkeqësitë më të mëdha të jetës moderne është mungesa e jetës shpirtërore. Për këtë arsye janë shtuar kaq shumë dëshpërimi, ankthi dhe stresi. Frika është një frymë. Shën Pavli shkruan se “nuk na është dhënë frymë frike”. Nëpërmjet Krishtit marrim frymë gëzimi dhe fuqie.
Në lutjen e Shën Efremit “Zot dhe Mjeshtër i jetës sime” ka një detaj të vogël, por domethënës: ai kërkon të mos i jepet frymë e caktuar, por një frymë tjetër. Kur themi “frymë”, nënkuptojmë një fuqi të brendshme. Frika, ankthi dhe dëshpërimi nxiten nga një frymë e tillë, e cila duhet luftuar. Sa më e thellë jeta shpirtërore, aq më shumë largohet kjo frymë.
Shpesh njerëzit e kanë të vështirë të organizohen vetë. Kisha e organizuar i ndihmon të ecin në rrugën e jetës shpirtërore. Ndihma më e madhe që ajo ofron është predikimi i Ungjillit të shpresës dhe i pranisë së Zotit. Ungjilli na mëson se nuk jemi vetëm. Nëse Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? “Nga kush do të kem frikë?” shkruan psalmisti.
Frika lind kur mendojmë se jemi vetëm dhe të pafuqishëm përballë problemeve. I ligu përpiqet të na bindë se nuk meritojmë ndihmën e Zotit. Shën Siluani, duke u mbështetur në mësimin e Etërve, thekson dy rreziqe: mendimin se “jam shumë i mirë” – që është krenari – dhe mendimin se “për mua nuk ka shpëtim” – që është dëshpërim. Asnjëra nuk vjen nga Zoti.
Jeta shpirtërore brenda Kishës na ndihmon, sepse kemi dëshminë e mijëra shenjtorëve. Shën Pavli shkruan për “një re të madhe dëshmitarësh”. Ata ishin njerëz si ne, me dobësi dhe frikëra, por me ndihmën e Perëndisë i kapërcyen.
Një ndihmë e madhe është misteri i rrëfimit. Rrëfimi është terapi shpirtërore e thellë. Psikoterapia moderne, në një farë mënyre, ka rrënjë në këtë nevojë për shprehje dhe çlirim. Por një rrëfim pa praninë e Zotit mbetet i paplotë. Kur rrëfimi bëhet sakrament, ai sjell çlirim të plotë.
Rrëfimi nuk duhet të jetë as mungesë e plotë, as formalitet. Rrëfimi i vërtetë është bisedë shpirtërore, qartësim i brendshëm dhe ndërgjegjësim për zbrazëtinë që sjell ankthi. Njeriu është krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe nuk mund të gjejë prehje larg Tij.
Rrëfimi ndihmon në çlirimin nga ankthi, frika dhe dëshpërimi. Pa besim, këto nuk kapërcehen plotësisht. Jeta pa destinacion përfundimtar e bën njeriun të pasigurt. Nëse besojmë se jemi krijuar nga Perëndia dhe për kungim me Të, atëherë kemi qëllim dhe kjo largon frikën.
Fortlumturi, a ka shpresë për njeriun e sotëm, kur dëshira për të jetuar jetën zbehet?
Pa dyshim që ka shpresë. Për sa kohë njeriu është gjallë, duhet ta mbajë shpresën. Siguria që Perëndia është pranë nesh e ushqen këtë shpresë.
Shpesh ne kërkojmë ujë në vende ku nuk ka burim. Tharja e jetës vjen kur largohemi nga burimi i saj. Zoti thotë: “Unë jam jeta.” Pa Të, jeta thahet. Nga Shpirti i Shenjtë buron uji i gjallë që shuan etjen.
Njeriu është qenie që kërkon vazhdimisht diçka. Besimi na mëson se përmbushja gjendet në kungimin me Perëndinë. Ka mistere që nuk mund t’i shpjegojmë plotësisht – pse dikush largohet herët, pse dikush sëmuret – por dimë se një jetë shpirtërore e thellë jep forcë për t’i përballuar të gjitha.
Çfarë festojmë në Pashkë dhe më 15 Gusht? Në dukje përkujtojmë ndërrimin e jetës, por në thelb festojmë kalimin në jetën e plotë. Vdekja nuk është fund, por hapje e një dere tjetër. Kur kjo kuptohet, frika nga vdekja zbehet dhe bashkë me të edhe lakmia e pasiguria.
Shpresa është gjithmonë e hapur. Deri në çastin e fundit ka mundësi shpëtimi. Zoti troket në derën e zemrës dhe pret përgjigjen tonë. Mungesa e jetës shpirtërore e than njeriun, ndërsa mësimi i Zotit është mjekim, jo dënim.
Çdo njeri është i thirrur për shpëtim. “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta.” Në këtë udhë gjejmë jetën e plotë, jo jetën e plagosur nga frika dhe ankthi. Shembulli i shenjtorëve na jep kurajë. Dera e Perëndisë është e hapur për të gjithë.
Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin altern...
Situata në aksin nacional Librazhd-Pogradec është përkeqës...
Specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin...
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka ndarë sot një sqar...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në a...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë me një reagim zyr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka folur sot li...
Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, është liruar nga qe...
Deputeti socialist, Ardit Bido, reagoi përmes një postimi ...
Policia e Tiranës ka bërë me dije përmes një reagimi zyrta...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një reagimi ...
Mbrëmjen e djeshme opozita ka zhvilluar protestën e radhës...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Policia ka shoqëruar disa prej pjesëmarrësve në tubimin e ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot dinamikën e protestës ...
Protestuesit e opozitës, që janë zhvendosur para godinës s...
Një prej protestuesve ka humbur ndjenjat në protestë, si p...
Tensionet mes protestuesve dhe policisë vijojnë përpara Pa...
Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të Parlamentin...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit në l...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...