A do të marrin pjesë në seancë plenare?/ PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...

Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nderua me titullin Doktor Nderi i Akademisë Theologjike të Krishterë të Varshavës.
Lajmi është bërë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka publikuar një pjesë të fjalës së Kryepiskopit Anastas.
Titulli Kryepiskopit iu dha në Varshavë, në prani të krerëve fetarë, politikë e diplomatikë, të Senatit, profesorëve dhe studentëve të Akademisë.
Propozimi për këtë çmim u bë nga Mitropoliti i Varshavës, Sava, me vendim unanim të Sinodit të Shenjtë.
Ndërkohë, një nga mesazhet e forta që Kryepiskopi Anastasi dha gjatë nderimit ishte: “Misioni dhe përgjegjësia e Kishës është të lidhë njerëzimin me Perëndinë e Vërtetë të Dashurisë”.
Deklarata e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:
Kryepiskopi Anastas - Doktor Nderi i Akademisë së krishterë të Varshavës
Me mesazhin që “Misioni dhe përgjegjësia e Kishës është të lidhë njerëzimin me Perëndinë e Vërtetë të Dashurisë”, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, Profesor Nderi i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës, përfundoi fjalën e tij me temë “Të jetuarit më Krishtin në shoqërinë e mbarëbotshme multifetare.” Kjo fjalë u mbajt gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e shpalljes së Fortlumturisë Doktor Nderi i Akademisë Theologjike të krishterë të Varshavës.

Mesditën e së enjtes, më 6 tetor 2022, në sallën e tejmbushur të konferencave të Akademisë Theologjike të krishterë të Varshavës, në prani të krerëve fetarë, politikë e diplomatikë, të Senatit, profesorëve dhe studentëve të Akademisë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi u nderua me titullin Doktor Nderi i këtij Fondacioni Arsimor të lartë ndër të krishterë. Propozimi për këtë çmim u bë nga Mitropoliti i Varshavës, Sava, me vendim unanim të Sinodit të Shenjtë.
Akademia Theologjike e krishterë e Varshavës u themelua nga shteti në vitin 1954, si rezultat i shkrirjes së departamenteve teologjike individuale luterane, orthodhokse dhe katolike të vjetër.
Pas fjalës së rektorit të Akademisë, Kryepiskopit të Ëroclavës dhe Çeçinit, prof. Jerzy Pankoëski, u lexua teksti i nderimit, hartuar nga Mitropoliti i Kitros, prof. Georgios, bashkëpunëtor i Akademisë. Më pas vijoi dorëzimi i titullit dhe simbolit të nderimit Kryepiskopit Anastas, i cili është tashmë Doktor Nderi i shumë Departamenteve të Shkencave Humane e Sociale nga 27 universitete të shteteve të ndryshme të Evropës, Lindjes së Mesme dhe të SHBA-ve. Në vazhdim, Fortlumturia e Tij mbajti fjalën me temë: “Të jetuarit më Krishtin në shoqërinë e mbarëbotshme multifetare”.
Mes të tjerash, Kryepiskopi Anastas përmendi se pikëpamjet e të krishterëve mbi bindjet e shumëllojshme fetare shfaqin mospërputhje serioze dhe teoritë e ndryshme të formuluara përgjatë shekujve paraqesin një spektër të gjerë, nisur që nga tërësisht mohueset deri në ato tërësisht afirmuese. Duke sjellë ndërmend se me studimet sistematike në fushën e religjionit, fe të ndryshme kanë theksuar disa parime morale universale, Fortlumturia e Tij nënvizoi se: “Përvoja fetare nuk kufizohet në vlerat morale. Ajo mbështetet sidomos në rrugëtimin personal drejt Transhendentes. Feja përbën një shumësi komplekse dhe të gjithanshme adhurimesh, bindjesh, rrugëtimesh e parimesh, të cilat lidhen me të Hirshmen, të Shenjtën, dhe ndikojnë mbarë gjindjen dhe shoqërinë”.
Gjithashtu, në lidhje me qëndrimin e të krishterëve në shoqërinë bashkëkohore, ai tha: “të qëndruarit në Perëndinë” “të jetuarit më Krishtin” është ajo çka përcakton përmbushjen e përvojës së krishterë. Bëhet fjalë për një marrëdhënie me të Vërtetin, një lidhje personale dashurie me Atë që është vetë Dashuri. Sa jetojmë brenda shoqërisë së mbarëbotshme multifetare, paralelisht me respektin dhe lirinë e çdo personi njerëzor dhe përpjekjen për bashkekzistencë paqësore, le të mos lëmë pas dore faktin se nxënësit e Krishtit duhet të jenë “drita e botës” (Mt. 5:14).
“Misioni dhe përgjegjësia e Kishës, përfundoi fjalën e tij Kryepiskopi Anastas, është të lidhë njerëzimin me Perëndinë e Vërtetë të Dashurisë”./ B.A. - CNA.al
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë fjalimit...
Pak minuta më parë, CNA.al bëri me dije se Gjykata e k...
Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka kritikuar dhe akuzu...
Ministrja Belinda Balluku ka njoftuar përmes një postimi n...
Tre shtetas të dyshuar se po planifikonin vrasjen e Ervis ...
LSA photo, pak më parë ka publikuar fotot e politikanëve n...
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, nga foltorja e Ku...
Deputeti Dashamir Shehi, njëherësh kreu i LZHK-së, ka prop...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë interpelancës në ...
Modelja shqiptare, Lorena Haliti, prej disa ditësh është b...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa i është përgjigjur...
Ervin Salianji, deputet i PD-së, i dënuari nga gjykata e S...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka thirrur sot në interp...
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, është dënua...
Dashamir Shehu ka zbardhur disa detaje nga takimi me ish-k...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është p...
6 muaj më parë, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallm...
Policia ka arrestuar 5 djem të rinj, të cilët akuzohen për...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas tak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...