“Institucionet nuk morën masa”/ Shoqatat e transportit publik: Nga e mërkura, ulim me 40% flotën e shërbimit
Shoqatat e transportit publik në Shqipëria kanë njoftuar s...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 17 prillit pritet të jetë një “revoltë e fuqishme qytetare” kundër korrupsionit dhe situatës ekonomike në vend.
Në një deklaratë për mediat, Berisha kritikoi ashpër qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për politika të gabuara në lidhje me çmimet e naftës dhe mbështetjen ndaj fermerëve.
Sipas tij, ndryshe nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën fiskale mbi karburantet dhe për të mbështetur bujqësinë, Shqipëria po ndjek një kurs të kundërt.
Ai theksoi se shumë vende perëndimore kanë ulur taksat mbi naftën dhe kanë rritur subvencionet për fermerët për të përballuar rritjen e çmimeve.
Berisha u shpreh se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë hapa për uljen e çmimit të karburanteve, ndërsa, sipas tij, po përfiton nga rritja e TVSH-së.
Ai shtoi gjithashtu se heqja e subvencioneve për fermerët rrezikon seriozisht sektorin bujqësor në vend.
Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 17 prillit, duke e cilësuar atë si një reagim të domosdoshëm ndaj situatës aktuale ekonomike dhe politike.
“Ju e dëgjuat. Cilat janë zhvillimet sot në Europë në raport me naftën? Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikim më të fuqishëm jo vetëm në industri, jo vetëm në ata që kanë makina, por dhe të gjithë ata që ushqehen, të gjithë ata që blejnë në dyqane, të gjithë ata që ecin, që përdorin transportin, që lëvizin.
E gjithë Evropa, e gjithë bota perëndimore, Australia, janë angazhuar në lehtësime të menjëhershme të barrës fiskale mbi naftën. Në një kohë kur Edi Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të rritjes së TVSH-së dhe nuk ul asgjë, derisa nafta thotë të kalojë 224 lekë për litër. Përveç kësaj, ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë.
Më lejoni t'i informoj fermerët e vendit, se Gjermania në një akt para tre ditësh, vendosi të dyfishojë subvencionin e naftës për fermerët. Ta dyfishojë. Të tjerat po kështu, Suedia. Dhe vende të tjera, Suedia uli TVSH-në e ushqimeve në 6%, nga 12% që e kishte. Për shkak të këtyre çmimeve.
Kurse Edi Rama hoqi subvencionimin për fermerë shqiptarë dhe shkoi në paturpësinë, pacipësinë më të madhe. U deklaroi 2 metra gënjeshtar, u deklaroi se Evropa nuk e përdor më subvencionin.
Edhe njëherë u them fermerëve shqiptarë se nuk ka asnjë vend në, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo që negociojnë, të cilat nuk japin subvencion për naftën për fermerët", tha Berisha./ CNA
Shoqatat e transportit publik në Shqipëria kanë njoftuar s...
Është ka shtyrë sërish seancën gjyqësore mes Carlo Bollino...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sot...
Samiti i Diasporës në Tiranë, ndonëse i konceptuar si një ...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në mbledhjen e sotme të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqe...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e tregtimit të naft...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një...
Pas mbledhjes së samitit të Diasporës në Tiranë, kryeminis...
Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, pas marrjes s...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 ...
Profesor Doktor Ilir Kalemaj ka folur për intelektualin e ...
Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndrys...
Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryemini...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e cilësoi Samitin e Diasp...
Një operacion për goditjen e "Call Center"-ave, që ushtroj...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotë...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pal...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...